Vuçiq: Kemi dijeni se aleanca mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Prishtinës u formula me insistimin e Zagrebit

vucic
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha mbrëmjen e sotme se ka të dhëna se aleanca ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Prishtinës u formua me insistimin e Zagrebit.

Vuçiq i ftuar në TV Informer, përsëriti se në lidhje me këtë ka shtruar vetëm një pyetje-përse u formua kjo aleancë.

“Kurrë nuk do të merrni përgjigje. Përveçse Millanoviqit që thotë se nuk mund të më dëgjojë... Ndërsa unë hesht dhe vetëm shtroj një pyetje të thjeshtë-përse e bërët aleancën ushtarake dhe këtë me insistimin e Zagrebit“, tha Vuçiq.

Tha se Zagrebit dikush i tha që të insistonte dhe nuk do t’a thotë se kush qëndron pas kësaj.

“Ne këtë e dimë nga Tirana dhe kemi të dhëna sekrete nga Prishtina. Kemi pyetje-për çfarë e formuat aleancën ushtarake“, ripërsëriti Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia mundi të kthejë Kosovën në tryezën e negociatave pas 18 vitesh qysh kur atë e njohu bota më e zhvilluar.

“Arritën gjëra të çuditshme“, konstatoi Vuçiq.

Duke i’u referuar kritikave ndaj tij për bashkëpunimin me Izraelin, nënvizoi se Sërbia ka raport të mirë si me Izraelin ashtu edhe me Iranin.

Tha se së fundi kishte biseduar me ambasadorin iranian ashtu sikurse me izraelitët ka komunikim pothuajse të përditshëm.

"Kemi marrë disa nga armët më të fuqishme në botë nga Izraeli dhe disa do t’i marrim", shtoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia sot është 20 herë më e fortë ushtarakisht sot sesa 14 vjet më parë.

"Nëse do të sulmoheshim nga e njëjta fuqi që na sulmoi në vitin 1999, do të kishim 200 deri në 250 aeroplanë të rrëzuar", shtoi Vuçiq.

Do shkoj për vizitë në Kinë, Si Gjinping për një muaj do të presë Trampin, Putinin dhe mua

Vuçiq njoftoi vizitën në Kinë, ku sikurse tha do të ishte shumë domethënëse për qytetarët e Sërbisë dhe vuri në dukje se presidenti kinez Si Gjinping për një muaj do të presë Donald Trampin, Vladimir Putinin dhe të.

"Vizita në Kinë do të jetë më domethënësja për qytetarët e Sërbisë. Do të jetë kjo vizitë shtetërore, zyrtare prej pesë deri në gjashtë ditë. Presidenti Si për një muaj do të presë Trampin, Putinin dhe mua", tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se gjatë asaj vizite do të bisedojë rreth bashkëpunimit tekniko-ushtarak, bashkëpunimin në infrastrukturë, si dhe rreth robotikës dhe inteligjencën artificiale.

Ai tha se në botë kanë dalë dy fuqi të mëdha-Kina dhe SHBA, ndërsa Europa tenton t’i ndjekë, por mbetet pas.

Ndaj, thotë ai, tani është momenti i fundit që Europa provon të kapi hapin me këto superfuqi.

"A do të mundet? Mjaft e vështirë. Dhe kur flas për Europën, flas për të gjithë ne", vuri në dukje Vuçiq, duke shtuar se në Europë po bëhet gjithnjë e më pak sesa në Amerikë dhe Kinë.

Vuçiq shprehu besimin se çmimi i naftës do të mbetet në nivel të lartë.