Gjuriq me Gërliq Radman: Marrëdhëniet me fqinjët mjaft të rëndësishme për Sërbinë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot në bisedë me ministrin kroat të punëve të jashtme dhe atyre europiane Gordan Gërliq Radman se marrëdhëniet me Kroacinë si dhe me të gjithë fqinjët, janë mjaft të rëndësishme për Sërbinë e cila është e interesuar për përmirësimin e mëtejshëm të tyre përmes dialogut të çelët e përmbajtësor.
Gjuriq dhe Gërliq Radman, të cilët sot u takuan në Suboticë, biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, mundësive në Ballkanin Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Gjuriq tha rreth asaj se disa çështje të hapura janë serioze dhe komplekse, por duke marrë në konsideratë nevojat dhe interesat e përbashkëta, egziston hapësirë për qasje konstruktive dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të dy palët, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Ministri shtoi se është e domosdoshme që të shmanget politizimi i çështjeve të hapura dhe të orjentohen në rezultate konkrete përmes mekanizmave institucionale dhe dypalëshe, përfshirë rigjallërimin e punës së komisioneve të caktuara përgjegjëse për çështjet e hapura.
Bashkëbiseduesit biseduan dhe për nevojën e mbajtjes së takimit të ri të koordinatorëve kombëtarë për çështjet e hapura. Gjuriq e vlerësoi si hap të rëndësishëm e pozitiv takimin e koordinatorëve kombëtarë mbajtur në tetor 2024 në të cilën u paraqitën pozicionet e të dy palëve dhe u shqyrtuan propozimet për hapa të mëtejshëm me qëllim përafrimin e qëndrimeve dhe përmirësimin e punës së komisioneve të përziera.
Duke folur për integrimin europian, shefi i diplomacisë sërbe përsëriti se anëtarësimi në Unionin Europian është angazhim strategjik i Sërbisë, duke theksuar se integrimi sa më i shpejtë i mundshëm i Ballkanit Perëndimor në BE, paraqet nxitje të fortë për prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit por dhe Europës në tërësi.
Ai theksoi se perspektiva europiane e rajonit është nxitje e rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit dhe kapërcimin e çështjeve të hapura.
Bashkëbiseduesit biseduan rreth pozitës së pakicave kombëtare, ndërsa Gjuriq tha se detyra e përbashkët e të dy shteteve është të punojnë vazhdimisht në përmirësimin e pozitës së pjestarëve të pakicave kombëtare, sepse të drejtat dhe mirëqenia e tyre janë urë e rëndësishme bashkëpunimi dhe lidhjeje mes dy vendeve.






0 komentet