Gjuriq: Rruga europiane ngelet synim strategjik i Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka marrë pjesë sot në Nju Jork në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor me grupin e ministrave të punëve të jashtme “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” e me këtë rast theksoi se anëtarësimi me të drejta të plota në Unionin Europian është detyrim strategjik dhe prioriteti më i lartë i politikës së jashtme të Sërbisë. Ai vlerësoi se ky është vizioni afatgjatë që përcakton drejtimin e shtetit tonë dhe të shoqërisë.
Sërbia, sikurse tha Gjuriq, i ka vënë vetes qëllim të qartë e ambicioz që deri në fund të vitit 2026, të përfundojë të gjitha reformat dhe të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me atë europian, çka qytetarëve të Sërbisë do t'u mundësonte të kenë standart të lartë jetese, stabilitet, prosperitet dhe kualitet më të mirë jetese.
Gjuriq tha se Sërbia çmon lart angazhimin e Unionit Europian për të ruajtur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se rruga europiane paraqet garanci bashkëpunimi në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe kontribuon në prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit.
Vuri në dukje se iniciativa të tilla sikurse Plani i Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor dhe Plani i Rritjes tashmë tregojnë vlerën e partneritetit dhe solidaritetit, duke theksuar se Sërbia është e përfshirë aktivisht në projekte rajonale që përmirësojnë lidhshmërinë, efikasitetin e energjisë dhe zhvillimin dixhital në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Duke folur rreth proçesit të anëtarësimit, Gjuriq tha se Sërbia i nevojiten kritere të qarta dhe të matshme dhe vlerësim të rezultateve të arritura.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Sërbia është e gatshme të përshpejtojë reformat, duke shtuar se hapja në kohë e kapitujve të rinj negociatore, veçanërisht Kapitulli 3, do të ofronte motivim dhe energji më shumë për përparim në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë.







0 komentet