Gjuriq: Sërbia shtrin dorën, por nuk pranon shkeljen e Rezolutës 1244 dhe as shkeljen e të drejtave të sërbëve në Kosovë

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Sërbia në Samitin e Procesit të bashkëpunimit në Europën Juglindore të organizuar në Shkup, përcolli mesazh të fortë se shtrin dorën, është e hapur për tip të ri raportesh në rajon po dhe që nuk pranon shkeljen e Rezolutës 1244 të KS të KB, as dhe shkeljen e të drejtave të sërbëve në Kosovë, ka thënë ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq.

"Ishte ditë e bukur për bashkëpunim rajonal në Shkup. Sërbia përcjell mesazh të fortë të shtrirjes së dorës dhe hapjes së tipit të ri të marrëdhënieve në rajon“ u ka thënë Gjuriq gazetarëve.

Ai theksoi se rritja dinamike e arritur në dekadën e kaluar bazohej kryesisht në fuqinë e tregut të vetëm rajonal.

“Na duhet të ndërtojmë infrastrukturë të fortë dhe Sërbia nga ky domen udhëhiqet” shtoi Gjuriq.

Ky i fundit raportoi se në Shkup është diskutuar rreth situatës në Kosovë dhe se ai ka theksuar qartë papranueshmërinë e shkeljes së Kartës së KB dhe shkeljen e Rezolutës 1244 të KS të KB. “Kam vënë në dukje para liderëve të Europës Juglindore shkeljen e të drejtave të njeriut të popullsisë sërbe në K&M prej institucioneve prishtinase, shkeljen sistematike të akteve vendore dhe ndërkombëtare, por edhe krijimin e klimës së pamundur për popullin tonë. Pasi e vërteta duhet të dihet. Duhet të flasim gjithmonë rreth dorës së shtrirë dhe bashkëpunimit, por edhe për të vënë në dukje se egzistojnë disa probleme”, tha shefi i diplomacisë sërbe.

Ky i fundit vërejti se kjo nuk u ka pëlqyer përfaqësuesve të Prishtinës.

“Por tona është që të shfaqim në dritë ato çka janë faktet dhe ata me narrativat e tyre tentojnë të shtrembërojnë këtë pamje”, tha Gjuriq.

Ministri shprehu kënaqësinë pasi siç thotë ai, zëri i Sërbisë sot në Shkup u dëgjua fuqishëm dhe u pa se vendi i përmbahet fuqishëm rendit ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit, demokracisë, si në atë të brendshëm, ashtu dhe në vështrimin rajonal dhe se dëshiron të ndihmojë në forcimin e lëvizshmërisë ekonomike dhe sociale, që të rinjtë të qëndrojnë në rajonin tonë.

"Këto samite nuk janë vetëm hapësira për shumë rrëfime boshe, por dhe për marrëveshje konkrete rreth gjërave sikurse pagesave të përbashkëta të taksave rrugore në rajonin tonë, apo nyje për pritje të shkurtër në kufi dhe shumë nga kjo të tjera çka presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq mes të tjerave inicioi përmes procesit të Ballkanit të Hapur“ shtoi Gjuriq. Ndaj dhe në Samitin e Shkupit, tha ai, Sërbia vazhdoi të zbatojë vizionin e presidentit Vuçiq për një rajon unik harmonik, të orjentuar në rritjen ekonomike, bashkëpunimin, por dhe rajon ku "prifti të quhet prift dhe bobi të quhet bob" dhe ku problemet diskutohen sinqerisht.

"Këtu nuk jemi për të fituar debatin, por për të zgjidhur problemet", përmbylli Gjuriq.