Gjuriq: Tentativë shterpë e Kurtit të demonizojë Sërbinë, Prishtina faktor destabiliteti
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se autori i shkrimit tek Njujork tajmsi kryeministri kosovar Albin Kurti tentoi shterpësisht të demonizonte Sërbinë dhe t’a paraqiste si faktor destabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
"Retorikë agresive dhe të pavërteta me të cilat Kurti tentoi me stilin retrogen dhe anarkist të mashtronte opinionin ndërkombëtar, duke folur rreth natyrës së vet konfliktuale dhe synimet që Ballkanin Perëndimor me çdo çmim ta destabilizojë. Shkrimi autorial i tij tek Njujork tajms është tentativë shterpësie për të luajtur me kartën e vjetër të paragjykimit të demonizonte Sërbinë dhe t’a paraqiste si faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Gjuriq në rrjetin social "X".
E vërteta është e kundërta, thotë ai-Sërbia është kolonë e paqes dhe e stabilitetit, faktor konstruktiv ndërkombëtar dhe bashkëbisedues i besueshëm ndërsa liderët politik të Prishtinës të udhëhequr nga Albin Kurti, janë e kundërta e kësaj.
"Fushata e tyre për të mohuar të drejtën e popullit sërb në Kosovë e Metohi, refuzimi i tyre për të zbatuar detyrimet e marra në dialogun me Beogradin deri më tani, refuzimi i tyre për t'u takuar me negociatorët tanë, sinjalizojnë se qëllimet e vërteta të Prishtinës janë të rindezë zjarrin e konfliktit në rajon, që separatistët e atjeshëm të tillë situatë t’a përdorin për të konsoliduar projektin e tyre shtetndërtues” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se për të gjithë këtë do të informojë përfaqësuesit e më shumë se 30 vendeve të cilët do të tubohen në samitin e ardhshëm të NATO në Uashington që t’u sqarojë edhe një herë atyre se historia e Sërbisë së sotme është histori rreth suksesit.
0 komentet