Gjuriq: Veriu i K&M për sërbët është shndërruar në protektorat policor, dhuna pjesë e përditshmërisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Mako Gjuriq tha këtë mbrëmje në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB se veriu i Kosovës për sërbët është shndërruar në protektorat policor në të cilën frika dhe dhuna ndaj civilëve është shndërruar në pjesë të përditshmërisë. Duke folur për vendimin për krime lufte ndaj udhëheqësve të UÇK dhe reagimeve të shqiptarëve, theksoi se qëndrimi i Sërbisë është i qartë-drejtësia për viktimat kurrë nuk mund të sakrifikohet për hir të interesave politike, por duhet të jetë e njëjtë për të gjithë.
“Në raport, situata në veri të Kosovës e Metohisë përshkruhet si e qetë, por e brishtë. Rrugët mund të jenë të qeta pasi ndonjë familje ka vendosur të qëndrojë në shtëpi e sigurtë. Qyteti mund të jetë i heshtur sepse të rinjtë e kanë braktisur. Komuniteti mundet që ngadalësisht të zhduket pa ndodhur ndonjë ngjarje dramatike që do të tërhiqte vëmendjen e botës” paralajmëroi Gjuriq.
Ky i fundit tha se mungesa e konflikteve nuk është e njëjta me egzistencën e sigurisë.
"Imagjinoni mëngjes tërësisht të zakonshëm të një familjeje sërbe në Kosovë e Metohi. Prindi përgatit fëmijën për shkollë. Anëtarit të vjetër të familjes i nevojiten barnat. Dikush duhet t'i rrisë pensionin. Asgjë nga këto nuk duhet të kërkojë negociata diplomatike. E megjithatë, kur shkollat dhe institucionet shëndetësore kërcënohen, kur institucionet mbyllen, kur pagat apo asistenca sociale pamundësohet, vetë jeta e përditshme bëhet subjekt i presionit politik.
Dhe këto presione nuk janë fabrikuar", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Ky i fundit shtoi se raporti vëren mbylljet dhe ndërprerjet në punën e institucioneve nga të cilat varen sërbët bën të ditur dhe problemet e pazgjidhura në lidhje me kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit sërb.
"Raporti gjithashtu regjistron shembjen e shtëpive dhe pronave në pronësi të sërbëve në afërsi të liqenit të Ujmanit nën thënie serioze për abuzim nga ana e policisë. Vetëm imagjinoni: në shekullin XXI shemben shtëpitë e një komuniteti të tërë, ndërsa pjestarët e tij njëkohësisht luftojnë për arritjen e të drejtave të tyre ligjore. Për këto familje sërbe, mesazhi është shkatërrues: shtëpitë e tyre, prona dhe e ardhmja mund t'u merren në çdo moment", tha Gjuriq.
Kthimi i gjyqtarëve e prokurorëve sërbë në sistem, hap kyç drejt rimëkëmbjes së besimit
Duke kujtuar se SHBA ku ndodhet, këtë vit shënon 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë dhe se mbrojtja e pronës private është e rrënjosur thellë në traditën kushtetuese amerikane dhe përfaqëson shtyllë të qytetërimit, Gjuriq vuri në dukje se këtë vit, në zemër të Europës, familjet sërbe në Kosovë panë shtëpitë dhe pronat e tyre të shembeshin, ndërsa kërkesat e tyre ligjore mbetën të pazgjidhura.
"Në shekullin XXI jemi dëshmitarë që duhet t'i përkasin të kaluarës së largët. Çfarë mesazhi u përcjell kjo këtyre familjeve? A varet e drejta për shtëpi, e drejta për pronë private dhe mbrojtja ligjore, në një farë mënyre nga ajo nëse je sërb? Imagjinoni qytetarin sërb që hyn në sallën e gjyqit, por nuk beson më se sistemi e kupton gjuhën e tij, të drejtat apo komunitetin e tij. Pikërisht kjo është përse kthimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit sërb të gjykatës në sistem nuk është vetëm çështje teknike. Ky është hap kyç drejt ripërtëritjes së besimit, pa të cilin gjyqësori nuk mund të funksionojë", tregoi Gjuriq.
Ai tha se pas përkujtimit të Vidovdanit në Gazimestan, u arrestuan 37 persona, përfshirë një i mitur, duke u kujtuar të gjithëve se Vidovdani është një nga ditët më të shenjta për sërbët ortodoksë, e cila simbolizon shekuj besimi, sakrifice dhe lidhje të përhershme shpirtërore të popullit sërb me Kosovën.
Ai shtoi se stafi i UNMIK përgjegjës për të drejtat e njeriut, vuri re mavijosje dhe lëndime të tjera tek disa persona të ndaluar, të cilët raportuan abuzim gjatë transportit dhe ndalimeve.
Ai vuri në dukje se e parë veçmas, secila prej këtyre ngjarjeve mund t'i atribuohet ndonjë institucioni tjetër, subjekti të tjetër apo spegimi tjetër, por kur shikohen së bashku, tregojnë historinë e një komuniteti të zhytur në pasiguri-në pasiguri rreth asaj nëse ka ndonjë të ardhme.
Kërcënimet ndaj trashëgimisë fetare e kulturore nuk janë incidente të parëndësishme, KFOR është i domosdoshëm
Ministri vuri në dukje se një e dhënë në raport duhet të ndalë gjithçka-se mes 47 pjestarëve të komuniteteve jo-shumicë që gjatë periudhës së raportimit u kthyen vullnetarisht në shtëpitë e tyre, nuk kishte asnjë sërb të vetëm.
"Asnjë," nënvizoi Gjuriq dhe shtoi se mund të bisedohet për statistikat e migracionit dhe programet e kthimit, por pas këtij numri fshihet një pyetje njerëzore që nuk ka përgjigje-përse personi që do të kthehet në vendin e fëmijërisë së tij vazhdon të besojë se është më e sigurt prej andej?
"Kthimi në shtëpi nuk do të thotë vetëm të marrësh çelësat e shtëpisë së rinovuar. Kjo do të thotë se mund të mbash tokën tënde, se fëmijët e tu mund të shkojnë në shkollë, se mund të shkosh tek mjeku, se kisha dhe varret e paraardhësve të tu do të respektohen dhe nëse diçka shkon keq, ligji të mbron" tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se pikërisht për këtë kërcënimet ndaj trashëgimisë fetare e kulturore ortodokse sërbe, nuk mund të hidhen poshtë si incidente të parëndësishme, sepse manastir nuk është vetëm gur dhe varreza nuk është vetëm dhe.
"Graçanica, Deçani dhe Patriarkana e Pejës mbartin shekuj besimi, kujtimesh e përkatësie. Ato janë vende të gjalla adhurimi. Atyre u nevojitet siguri e jo garanci që vijnë vetëm pasi dëmi është shkaktuar. Ndaj, çdo ndryshim në rregullimet mbrojtëse në manastirin e Deçanit dhe në urën kryesore mbi Ibër, duhet të bazohet në vlerësime të besueshme të sigurisë dhe konsultime thelbësore", tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se roli i KFOR mbetet i domosdoshëm dhe se vendimet për sigurinë e njerëzve nuk mund të imponohen pa besimin e tyre.
"Familjet e personave të zhdukur presin të njëjtin respekt. Ende egzistojnë prindër e fëmijë, si sërbë ashtu dhe shqiptarë, të cilët nuk mund ta vizitojnë varrin sepse nuk e dinë se ku prehen të dashurit e tyre. Çdo gjurmë e besueshme duhet të hetohet, përfshirë dhe tetë lokacionet e identifikuara nga Grupi i Punës për Personat e Zhdukur, ku mund të gjenden mbetjet mortore të komuniteteve sërbe e të komuniteteve të tjera jo-shumicë. E drejta e asnjë familjeje për të vërtetën nuk duhet të varet nga politika ditore", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë
Ai kujtoi dënimin e katër udhëheqësve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u shpallën fajtorë për krime lufte në procedurën e shkallës së parë, ku përfshijnë privim arbitrar të lirisë, torturë, trajtim mizor dhe vrasje.
"Vendimi mes të tjerash ka lidhje me 96 persona të vrarë. Këto janë 96 jetë njerëzish, histori të thyera dhe familje që kanë mbajtur barrën e këtyre humbjeve për më shumë se çerek shekulli. Megjithatë, drejtësia duhet të kishte shkuar më tej. Akuzat për krime kundër njerëzimit nuk çuan në dënime, ndërsa shumë krime të tjera mbetën të pandëshkuara-nga vrasja e kositësve sërbë në Stari Gracko, tek vrasjet në liqenin e Radoniqit, tek persekutimi dhe eksodi masiv i sërbëve dhe jo shqiptarëve të tjerëve. Drejtësia nuk mund të konsiderohet e kënaqur ndërsa kaq shumë viktima ende presin përgjigje", vuri në dukje Gjuriq.
Ky i fundit tha se luftërat dhe konfliktet e armatosura nuk janë kurrë bardh e zi, por janë tragjedi komplekse dhe shumështresore në të cilat vuajtja nuk mund të reduktohet në narrativë të njëanshme të viktimave dhe autorëve.
"Duhet të kemi guximin të përballemi me të vërtetën e plotë: Edhe sërbët ishin viktima. U persekutuan, rrëmbyen, u vranë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Kosovë e Metohi. Si kristianë ortodoksë, sërbët gjithashtu panë kishat, manastiret dhe vendet e shenjta të sulmoheshin e shkatërroheshin. Vrasjet e tyre nuk mund të fshihen nga historia vetëm sepse nuk përshtaten në ndonjë narrativë të duhur politike", tha ministri sërb.
Ky i fundit tha se për familjet e viktimave, 16 shtatori nuk ishte vetëm datë tjetër në procesin ligjor, por moment kur vuajtjet e tyre nuk mund të injoroheshin më.
"Dhe çfarë ndodhi atëherë? Në vend që të bënin thirrje për reflektim, disa nga figurat më të shquara politike në Prishtinë e Tiranë reaguan me sulme ndaj vendimit dhe lavdëruan të dënuarit", tha Gjuriq duke shtuar se Albin Kurti vendimin e quajti "padrejtësi të papranueshme", ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se "asgjë nuk mund t’a njollosë UÇK" dhe përsëriti sloganin "Liria ka emër".
"Por viktimat kishin dhe emra. Ato nuk ishin fusnotë në ndonjë narrativë kombëtare të dikujt. Nuk ishin "droje" që duhet justifikuar apo nënvlerësuar. Ishin qenie njerëzore-sërbë, shqiptarë e të tjerë-të drejtat dhe jetët e të cilëve ishin të rëndësishme", tha Gjuriq.
Sipas fjalëve të tij, vendimi konfirmon përgjegjësinë individuale dhe atë nuk e shpall popullin shqiptar fajtor kolektiv sepse dhe familjet shqiptare u vranë nga krime të kryera nga aktorë të ndryshëm, përfshirë UÇK.
"Megjithatë, egziston dallim i madh mes mbrojtjes së të drejtës për gjykim të drejtë dhe mesazhit mbarë shoqërisë se gjykata nuk ka të drejtë të shpallë fajtorë heronjtë e saj të supozuar. Nëse pranojmë logjikë të tillë, në fakt themi se drejtësia vlen vetëm për të pafuqishmit", tha Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje dhe për një ngjarje tjetër, vetëm disa javë pas dhënies së vendimit.
"Parlamenti në Prishtinë miratoi ndryshime që synojnë kufizimin e mandatit të Odave të Specializuara të Kosovës. Dhe vetë Unioni Europian njoftoi se këto ndryshime janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Prishtines dhe bëri thirrje për respektimin e pavarësisë së gjykatës dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Mendoni se çfarë mesazhi përcjell. Së pari, gjykata merr vendimin. Pastaj liderët politikë dënojnë konkluzionet. E pastaj politikanët tentojnë të ndryshojnë rregullat me të cilat vepron ajo gjykatë", paralajmëroi Gjuriq.
Ai pyeti se si, në rrethana të tilla dëshmitari i cili duke dëshmuar rrezikoi sigurinë e familjes së tij, mund të kishte besim tek drejtësia.
"Përgjegjësia tani qëndron tek ata që themeluan dhe mbështetën këtë institucion. Ata duhet të sigurohen që krimet e kryera ndaj sërbëve dhe viktimave të tjera, të mos fshihen sërish nën tapet, që dëshmitarët të mbrohen dhe ndërhyrja politike nga Prishtina të mos pengojë arritjen e drejtësisë", theksoi ministri.
Ky i fundit tha se qëndrimi i Sërbisë është që drejtësia për viktimat, kurrë nuk duhet sakrifikuar për interesa politike.
"Kërkojmë drejtësi për çdo viktimë, si sërbe dhe shqiptare. Jo versionin sërb të drejtësisë. Jo versionin shqiptar të drejtësisë. Drejtësi që është e njëjtë për të gjithë", theksoi Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se vendimet shkaktuan protesta masive nga mbështetësit e ish-udhëheqjes së UÇK, nga Prishtina dhe Haga deri në Nju Jork dhe qytete në mbarë Europën dhe se flamujt shqiptarë u ngritën në mbrojtje të njerëzve të dënuar për krime të rënda lufte.
"Megjithatë, siç i kujtoi botës kryesuesi i trupit gjykues Çarls Smith, duke cituar historianin Hauard Zinn: 'Nuk egziston flamur mjaftueshëm i madh që të mbulojë turpin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm'. Asnjë flamur shtetëror, e as flamuri shqiptar, me gjithë respektin, nuk mund t'i vërë krimet e luftës përtej përgjegjësisë", tha Gjuriq.
Sikurse tha, çështja që vuri në lëvizje ky vendim, është e njëjta çështje që përshkon përmes raportit të sekretarit të Përgjithshëm dhe kjo kur ligji dhe përshtatshmëria politike përplasen, çfarë do të mbizotërojë.
Sërbia nuk heq dorë nga dialogu, 13 vite pa BKS
Gjuriq tha se kanë kaluar 13 vite qysh nga arritja e marrëveshjes për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe në Kosovë dhe ende nuk është formuar.
Gjuriq tha se Sërbia nuk heq dorë nga dialogu me Prishtinën, por që dialogu nuk duhet të bëhet zëvendësim për zbatimin e marrëveshjes.
Ai theksoi se formimi i Bashkësisë nuk është lëshim opsional që ofrohet kur Prishtina vlerëson se momenti politik i përshtatet, por është detyrim i marrë në kuadër të dialogut, si dhe zbatimi është në përputhje me kornizën e dakordësuar, është i nevojshëm për ripërtëritjen e besimit. "Parimet e saj u harmonizuan më tej në vitin 2015, ndërsa Bashkësia ende nuk është formuar. Më lejoni t'ju them se çfarë përfaqësojnë 13 vite për një familje. Ato janë mjaft që fëmija nga bebe të bëhet adoleshent. Kohë e mjaftueshme që të rinjtë të përfundojnë shkollimin e të vendosin nëse duan të ndërtojnë jetën e tyre në vendlindje apo diku tjetër. Kohë e mjaftueshme që prindërit të lodhen duke u speguar fëmijëve të tyre se përse e ardhmja përherë u shtyhet”, tha Gjuriq.
Ky i fundit përsëriti se marrëveshja e arritur nën asistencën e Unionit Europian si aktor aktiv, qëllimi i të cilit ishte të ofronte garanci thelbësore institucionale për komunitetin sërb, ka mbetur e pazbatuar prej 13 vitesh.
"Imagjinoni çfarë mesazhi i përcjell ndokujt që po mendon të qëndrojë në Kosovë e Metohi. Nëse premtimi i negociuar e nënshkruar në prani ndërkombëtare mund të injorohet për 13 vite, tek kush person mund të mbështetet nesër? Bashkësia nuk është çmim për Beogradin. Ajo nuk është lëshim opsional që ofrohet kur Prishtina vlerëson se momenti politik i saj i përshtatet. Ky është detyrim i marrë në kuadër të dialogut. Zbatimi i tij, në përputhje me kornizën e dakordësuar, është i nevojshëm për rivendosjen e besimit", tha Gjuriq.
Tha se besimi nuk mund të kërkohet nga njëra pale dhe pala tjetër lirohet nga detyrimet e veta.
"Sërbia nuk heq dorë nga dialogu. Dimë që e ardhmja e rajonit nuk mund të ndërtohet përmes konfliktit. Dëshirojmë që sërbët dhe shqiptarët të jetojnë të sigurt pranë njëri-tjetrit, të punojnë, mësojnë, tregtojnë e të zgjidhin dallimet paqësisht. Por dialogu nuk duhet të bëhet zëvendësim për zbatimin e asaj që është dakordësuar. Ai duhet të krijojë kushte që njerëzit mund t'i ndiejnë vërtet në jetën e tyre të përditshme", vuri në dukje Gjuriq.
Ndaj, tha ai, shteti i Sërbisë do të vazhdojë të ofrojë kujdes shëndetësor, arsim, pensione, paga dhe ndihmë për njerëzit e vet në Kosovë e Metohi dhe tha se këto nuk janë mjete për konfrontim, por shërbime që ndihmojnë familjet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
"Dhe pikërisht këtu duhet të mbetet e qartë politika jonë kombëtare. Politika e ruajtjes së paqes me mbështetjen e fortë për popullin sërb-ku prej vitesh zbaton Aleksandar Vuçiq të cilën unë e mbështes-bazohet në një besim të thjeshtë: mbrojtja e popullit tonë kërkon këmbëngulje, përmbajtje dhe shtet që nuk e braktis atë", theksoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se përmbajtja nuk është shenjë dobësie, kur alternativa është ekspozimi i familjeve të zakonshme ndaj rrezikut.
"Nuk ka asnjë mospërputhje tek ajo që të mbrojnë interesat legjitime të Sërbisë dhe ndërkohë insistojnë tek ajo që paqja është përgjegjësia jonë më e rëndësishme", tha Gjuriq.
Në fund të fjalimit, përsëriti se vendimi i 16 shtatorit nuk mund t’a kthejë babanë e vrarë tek fëmijët e tij dhe nuk mund t'i kthejë vitet e kaluara duke pritur, as të fshijë frikën që mbartin ata që dëshmuan, por mund t'u përcjellë mesazh të rëndësishëm atyre që janë gjallë-se askush nuk është mbi ligjin dhe se asnjë viktimë nuk duhet të harrohet vetëm se e vërteta është politikisht e pakëndshme.
"Sot, ky Këshill duhet të vendosë nëse këto parime do t’a udhëheqin qasjen e tij ndaj situatës në Kosovë e Metohi. Për Sërbinë, përgjigjja është e qartë. Ne zgjedhim paqen, por paqja nuk duhet të kërkojë heshtje për padrejtësinë. Zgjedhim dialogun, por dialogu nuk mund të nënkuptojë pritje të pafundme që marrëveshjet e arritura të respektohen. Zgjedhim pajtimin, por pajtimi nuk mund të ndërtohet me mohimin e dinjitetit ndaj viktimave", tha Gjuriq.
Sërbia, shtoi, do të vazhdojë paqësisht, vendosmërisht të mbrojë të drejtat e të ardhmen e popullit sërb në Kosovë, njëkohësisht duke mbrojtur sigurinë e dinjitetin e çdo komuniteti tjetër.
"Viktimat kanë pritur mjaftueshëm gjatë për t'u dëgjuar. Ata që jetojnë sot nuk duhet të presin edhe një brez tjetër për t'u ndjerë të mbrojtur. Sërbët dhe shqiptarët meritojnë të ardhme të bazuar në respekt, bashkëpunim dhe miqësi-të ngrihemi për të ardhme të tillë!"
Kjo është përgjegjësia që qëndron para këtij Këshilli dhe para gjithë nesh", konkludoi ministri Gjuriq.
komentet