Gogiq: Prishtina dëshiron që të gjithë sërbët në Kosovë të kenë dokumente kosovare

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Prishtina dëshiron që të gjithë sërbët e Kosovës të kenë ekskluzivisht dokumentacione kosovare dhe të çrrënjosin ato që jipen prej autoriteteve sërbe policore që janë zhvendosur nga Kosova, thotë për Kosovo onlajn politikologu Ognjen Gogiq për rastin e afatit që ka dhënë Ministria e Brendshme kosovare për t’i zëvendësuar lejet sërbe të drejtimit me ato kosovare, çka skadojnë më 23 gusht.

Gogiq megjithatë, thekson se kjo masë e Prishtinës përfaqëson edhe një lloj kompromisi dhe konçesioni, pasi Prishtina prej kohësh ka kërkuar që sërbët t'i nënshtrohen sërish testeve për të përfituar lejen e drejtimit kosovar, ndërsa tashmë është e mundur edhe pa dhënë testet. Gogiq shton se detyrimi për zëvendësimin e lejeve ka lidhje vetëm për ato dokumente të lëshuara nga Sërbia për qytetet në Kosovë dhe nëse policia në Kosovë do të shikojë tek lejet-Pejën, Prishtinën, Gjakovën, Mitrovicën e Kosovës... ato dokumente sërbe nuk do të njihen.

“Në fakt kjo është një paketë sepse kalimi p.sh. me KM tek targa RKS shkon paralelisht me zëvendësimin e lejes së drejtimit që ka dhënë Drejtoria e Policisë për Mitrovicën e Kosovës. Një prej arsyeve përse sërbët refuzuan të ndërronin targat apo nuk mundën të kalonin tek targat RKS, ishte ajo çka nuk e dinin sesi do të drejtonin mjetin me ato targa dhe leje drejtimi të lëshuara në Sërbi, të cilat në një farë mënyre lehtësonte dhe qytetarët që situatat e krijuara të zgjidheshin në mënyrë të thjeshtuar”, beson Gogiq.

Sikurse shton ky i fundit, policia kosovare tashmë e ka bërë të ditur se ato leje drejtimi do të konsiderohen ilegale nëse nuk zëvendësohen dhe se me gjasa ata drejtues mjetesh do të përjashtohen nga trafiku nëse konstatohen se drejtojnë automjete me targa RKS dhe me leje drejtimi që janë dhënë nga Sërbia për qytetet në Kosovë, por ai vlerëson se shembuj të tillë me gjasa nuk do të jenë të shumta si pasojë e asaj që qytetarët që drejtojnë mjetet me targa RKS me gjasa e kanë të nevojshme të zëvendësojnë lejet e drejtimit.

Për këtë ai vë në dukje se këtu nuk mbarojnë të gjitha problemet pasi egzistojnë një numër sërbësh që dëshirojnë të mbajnë lejet sërbe të drejtimit pasi në Sërbinë qëndrore drejtojnë automjete të caktuara dhe me gjasa do të ngelen një numër njerëzish që nuk i kanë zëvendësuar këto leje drejtimi.

“Problemi tjetër është se një numër i sërbëve në Kosovë që kanë letra të rregullta kosovare, kanë të regjistruar vendbanimin në Sërbinë qëndrore, në Beograd, Kragujevc, Kralevë, Rashkë..., dhe ata kanë leje drejtimi të lëshuara për këto qytete në Sërbinë qëndrore. Ato leje drejtimi nuk konsideroheshin si ilegale në Kosovë dhe policia kosovare nuk kishte problem me të tilla leje, por ka problem me atë që nëse një person ka, të themi, leje drejtimi beogradas ndërsa drejton automjet me targa RKS. Dhe problemi i tretë është ajo se një numër qytetarësh kur procesi i ri-regjistrimit me targat RKS ishte i pasigurt, u’a kaluan këto mjete në pronësi të afërmve në Sërbinë qëndrore dhe ata tashmë i drejtojnë automjetet në bazë të autorizimit. Këta qytetarë me gjasa të themi me leje drejtimi KM ndërkohë që drejtojnë automjete me targa të Beogradit në bazë të autorizimit në ndonjë moment do të jenë problematike jo vetëm tek ajo leja e drejtimit të KM, por dhe për pronësinë e tyre” bën të ditur Gogiq.