Gori: Takimi mes Vuçiqit dhe Kurtit hap para në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara

Brisel, Borelj, Vučić, Kurti.jpg
Burim: Tviter/@JosepBorrellF

Ambasadori i Italisë në Sërbi Luka Gori ka thënë se takimi i kësaj jave në Bruksel mes liderëve të Beogradit dhe Prishtinës, është hap para në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara përmes dialogut, transmeton Danas.

Në intervistën për agjencinë e lajmeve Beta, Gori ka thënë se plani europian për normalizimin e marëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, është mundësi e cila duhet të shfrytëzohet dhe shton se Italia në këtë pikvështrimi, çmon qëndrimin real dhe konstruktiv të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër të takimit të së hënës mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ku u dakordësuan për marrëveshjen dhe rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, Gori ka thënë se në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ka ende për të bërë e mbi të gjitha zbatimin e asaj çfarë është dakordësuar dhe finalizimin e marrëveshjes.

“Detyrimet që palët kanë marrë përsipër që rjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut, përfshirë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë, duhet të gjejnë zbatim“, nënvizon Gori.

Ky i fundit shton se është hap i rëndësishëm për të cilën e ka përmendur në letrën e saj dërguar presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në kuadër të takimit mes tyre, kryeministrja e Italisë Xhoxhia Meloni së bashku me presidentin e Francës Emanuel Makron dhe kancelarin e Gjermanisë Olaf Sholc.

“Besojmë se marrëveshjet të cilat janë nënshkruar deri më sot nga Beogradi e Prishtina, duhet të zbatohen. Me këtë rast, mendojmë se Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe, duhet të formohet pa vonesa në kuadër të dispozitave që rjedhin nga marrëveshja e Brukselit“, ka thënë Gori.

I pyetur nëse modeli i Tirolit jugor mund të jetë i pranueshëm për të dy palët si zgjidhje për autonominë e veriut të Kosovës, Gori ka thënë se “egzistojnë mjaft modele të cilat mund të shërbejnë si shembull“.

“Ajo që ka gjetur zbatim në Tirolin e Jugut ka treguar konkretisht se mund të funksionojë dhe mund të shërbejë, së bashku me zgjidhjet e tjera të cilat janë përdorur si inspirim në vendet e tjera europiane. Por megjithatë, i takon Beogradit dhe Prishtinës të vendosin” nënvizoi Gori.