Petkoviq: BKS do të formohet në bazë të atyre çfarë është firmosur në marrëveshjen e Brukselit dhe jo siç dëshiron Prishtina
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq i’u është drejtuar përfaqësuesve politikë në Prishtinë se Bashkësia e Komunave Sërbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare, por do të formohet sipas asaj çfarë është firmosur në marrëveshjen e Brukselit.
"Përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë, po forcojnë fushatën propagandistike ku synojnë t'i japin kuptim konceptit të Bashkësisë së Komunave Sërbe duke u përpjekur vazhdimisht t’a reduktojnë atë në nivelin e një organizate joqeveritare, ndonëse qartësisht Beogradi, në përpjekjet e veta për krijimin e mekanizmave solide dhe të besueshme për mbrojtjen e pozitës dhe të të drejtave të popullit sërb në Kosovë e Metohi, nuk do të devijojë asnjë pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe aktet e tjera nga dialogu që përcakton qartë Bashkësinë e Komunave Sërbe" ka thënë Petkoviq në deklaratën për mediat.
Petkoviq shtoi se Bashkësia e Komunave Sërbe nuk është dhe nuk do të jetë organizatë joqeveritare.
"Sepse, nëse do të ishte kështu, Prishtina prej vitesh përmes të gjitha forcave, nuk do t'i kishte përmbushur obligimet që rjedhin prej Marrëveshjes së Parë të Brukselit. BKS nuk do të jetë ajo që do të dëshironte Besnik Bislimi apo Albin Kurti, por do të formohet sipas asaj që është nënshkruar në Bruksel" ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit bën të ditur se Bashkësia e Komunave Sërbe ka për qëllim të sigurojë mbijetesën dhe mundësojë prosperitetin e popullit sërb në Kosovë.
“Dhe kuptohet se ajo mund të formësohet vetëm sipas mënyrës që është përcaktuar në dialogun e Brukselit, me kompetenca thelbësore, sepse as Beogradi dhe as sërbët në Kosovë, nuk do të pajtoheshin me asgjë më pak se kaq. Sa më shumë rezistojnë në Prishtinë duke krijuar kushte për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe me të gjitha kompetemcat përkatëse, aq më e fortë do të jetë vendosmëria jonë për t’a zgjidhur përfundimisht këtë çështje të rëndësishme" ka përfunduar Petkoviq.
0 komentet