Graovac: Qëndrimi më i fortë i Beogradit ndaj dialogut nëse Perëndimi nuk e detyron Prishtinën të zbatojë detyrimet e saja

Srđan Graovac
Burim: Kosovo Online

Nuk duhet të presim ndonjë ndryshim rrënjësor në politikën e qeverisë së re serbe ndaj çështjes së Kosovës, por nëse Perëndimi nuk është i gatshëm të mbajë një qëndrim më të fortë ndaj Prishtinës dhe ta detyrojë atë të zbatojë atë që është nënshkruar si pjesë e dialogut, atëherë duhet të presim një qëndrim më të fortë nga Beogradi ndaj negociatave me Prishtinën, por edhe ndaj vendeve perëndimore, thotë analisti politik Srgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqrorë.

“Ajo që është plotësisht e qartë është se qëndrimi ndoshta më i ashpër i qeverisë do të varet nga situata reale në terren dhe qëndrimi i shteteve perëndimore ndaj çështjes së KdheM, sepse fakti është se deri më tani vendet perëndimore kanë pasur një qëndrim nonshalant ndaj qëndrimit të shqiptarëve ndaj detyrimeve të tyre, e cila në një mnyrë është edhe detyrim i vendeve perëndimore sepse ata ishin garantues i atyre marrëveshjeve. Ne nuk mund ta tolerojmë këtë qëndrim të pafund të Perëndimit ndaj pozitës së serbëve në KeM dhe ndaj dështimit të Prishtinës për të përmbushur obligimet e saja”, vlerëson Graovac.

Ai thekson se politika strategjike e Beogradit është që problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave dhe se duhet të shmangen konfliktet dhe zgjidhjet e luftës.

“Nuk na bën aspak dobi dhe dëshira e Albin Kurtit është që të na tërheq në një lloj zgjidhje lufte. Politika jonë strategjike është përcaktim për paqen dhe ne nuk duhet të lejojmë që të provokohemi sepse nuk ka dyshim se në këtë moment Kurti është i vetmi që do të ishte rehat me një konflikt dhe që beson se ky është momenti ideal për të zgjidh problemet me luftë. Qeveria serbe nuk do të bjerë në atë kurth, siç nuk ra as ajo e mëparshme”, thotë Graovac.


Qeveria e Albin Kurtit, siç beson ai, nuk do ta shikojë asnjë qeveri në Beograd në mënyrë miqësore nëse ajo qeveri nuk është e gatshme ta njohë Kosovën, dhe qeveria e Millosh Vuçeviqit, thotë ai, qëndron qartë në të njëjtin këndvështrim që ka pasur qeveria e mëparshme, se nuk ka asnjë shans që Serbia të pajtohet me ndonjë njohje të qartë apo të nënkuptuar të pavarësisë së Kosovës.

“Kjo tashmë përcakton qëndrimin e administratës së Prishtinës ndaj qeverisë në Beograd. Unë do të thosha se kur patëm ngjarjet tragjike në Banjskë që Kurti u përpoq t'i përdorte ato rrethana në radhë të parë për të sulmuar presidentin Aleksandër Vuçiq, të cilin e cilësoi si fajtorin kryesor për gjithçka që ndodhi dhe në fakt donte që ai të diskreditohej në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këtë situatë e shfrytëzoi për të sulmuar ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, pra kryeministrin aktual Millosh Vuçeviq, duke u munduar ta lidh atë me ngjarjet në Banjskë dhe t'ia vështirësojë pozitën. Nuk ka dyshim se për Albin Kurtin edhe Vuçiqi edhe Vuçeviqi janë armiq, sepse të dy nuk e pranojnë politikën e tij, e cila shkon në drejtim të faktit se serbët në KdheM nuk kanë vend nëse nuk janë të gatshëm të binden aspiratave të tija për të krijuar një 'Shqipëri të madhe', që është edhe synimi kryesor i tij”, beson Graovac.

Siç përfundon ai, qëndrimi armiqësor i administratës së Prishtinës ndaj qeverisë në Beograd mund të pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, madje edhe intensifikimi i tij, sepse nervozizmi në Prishtinë po rritet si dhe dëshira për t'u përballur me Beogradin përmes luftës, kështu që presioni në këtë drejtim do të rritet.