Vuçeviq paraqet ekspozenë: Sfida më e madhe e qeverisë së re në periudhën e ardhshme lufta për Kosovën e Metohinë

Vučević
Burim: Kosovo Online

Mandatari i qeverisë së Sërbisë Millosh Vuçeviq në ekspozenë e tij duke folur për Kosovën ka thënë se sfida më e madhe në periudhën pasuese për qeverinë e re, do të jetë mbrojtja e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit në arenën ndërkombëtare duke thënë se eventualisht pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës, seçesionistët de fakto janë shpërblyer për persekutimin dhe heqjen e të drejtave dhe shtypjes sistematike të popullit sërb në Kosovë.

Megjithatë, sikurse tha Beogradi do të mbetet i përkushtuar ndaj dialogut me Prishtinën nëse tregon se nga ky proces mund të rezultojë diçka produktive që do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në vijim transmetojmë pjesë të ekspozesë së mandatarit Millosh Vuçeviq:

Kjo qeveri prej ditës së parë të mandatit të vet, do të përballet me sfida serioze dhe të largëta  dhe ky është vetëm fillimi. Në këtë kuptim, sfida jonë më e madhe në periudhën e ardhshme do të jetë padyshim mbrojtja e sovranitetit dhe tërësisë së integritetit territorial të vendit në arenën ndërkombëtare, pra lufta për Kosovën dhe Metohinë tonë.

Këto ditë është bërë mjaft i qartë synimi për të shkelur edhe një herë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Republikës së Sërbisë dhe që Prishtinën t’a fusin në anëtarësi në Këshillin e Europës. Trajtim i tillë ndaj vendit tonë edhe një herë konfirmon se nuk ka asnjë “rast unik” kur është në diskutim shpallja e njëanshme e shtetësisë false të shtett fals në hapësirën e krahinës sonë jugore. Ky term prej vitit 2007 e deri më sot përdoret gjerësisht nga ata që tentojnë që vendin tonë t’a copëtojnë dhe t’a marrin dhe kjo përgjatë gjithë kohës pretendojnë sesi striktivisht respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe parimet mbi të cilat bazohen marrëdhëniet ndërshtetërore të lindura pas Luftës së Dytë Botërore.

Lind pyetja përse? Besoj se me përdorimin e fjalës "rast unik" për K&M në fakt dëshirojnë të fshehin se në normat e tyre të së drejtës ndërkombëtare është vendosur parim i palëkundur se për Sërbinë dhe sërbët nuk vlen asnjë normë dhe parim i kësaj "të drejte ndërkombëtare". Pasi vetëm kështu mund të shtiren dhe të pretendojnë se janë parimorë, ndonëse sërbëve në një territor i sfidojnë dhe u’a marrin të njëjtat të drejta që i njohin dhe mbrojnë për të gjithë popujt e tjerë në të njëjtin territor apo territorin fqinj.

Përveç shkeljes së re brutale të së drejtës ndërkombëtare, secesionistët do të shpërbleheshin në Këshillin e Europës de fakto për persekutimin, heqjen dhe shtypjen sistematike të së drejtës së popullit sërb në Kosovë e Metohi. Së fundi janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke u deklaruar brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndërsa vazhdimi i punës në këtë proces të turpshëm do të jetë jo vetëm akt poshtërimi i Sërbisë, por edhe akt kundër vetë themeleve të vlerave të këtij organizmi ndërkombëtar, anëtare e devotshme e së cilës është Sërbia. Pra, pavarësisht faktit se 12 shtete anëtare të Këshillit të Europës nuk e njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të së ashtuquajturës “Kosovë”, sponsorët e Prishtinës, janë të vendosur të bëjnë delikt kundër ligjit ndërkombëtar dhe interesave jetike shtetërore dhe kombëtare të Sërbisë duke shkelur në mënyrë flagrante Kartën e KB dhe Deklaratën e Helsinkit.

Për këtë rast, nuk do të hyj në të ashtuquajturat e çështjet e mëparshme-e kjo që e ashtuquajtura Kosovë nuk është dhe nuk do të jetë kurrë shtet, ndaj, sipas rregullave të Këshillit të Europës, as nuk mund të pranohet as anëtare në këtë organizatë. Megjithatë duke u nisur nga ai qëndrim, është e pamundur të mos theksohet se procesi i anëtarësimit të përshpejtuar të Prishtinës, nisi ndonëse partnerët tanë perëndimorë në çdo rast kanë deklaruar se nuk egziston as mundësi teorike që diçka e tillë të mbështetet më parë sesa Prishtina: mundëson formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe; pezullojë ndërtimin e bazave policore dhe përdorimin e njësive speciale të armatosura rëndë për punë të zakonshme policore; dhe të ndalë dhe të anulojë vendimet ilegale rreth sekuestros së më shumë se 1 milion metra katrorë tokë në pronësi të sërbëve në veri të Kosovës e Metohisë.

Që absurdi në këtë rast të jetë edhe më i madh, ekspertët e respektuar juridikë të Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në studimin e tyre të qartë kanë thënë se Prishtina në praktikë shkel parimet e sundimit të ligjit, duke u’a mohuar në thelb sërbëve përdorimin e gjuhës sërbe, me represionin brutal policor që ndaj tyre zbatohet në mënyrë disproporcionale, me shpronësimet e lartpërmendura të paligjshme etj. Për të gjitha sa më sipër, Qeveria e Sërbisë do të detyrohet të reagojë në mënyrë adekuate nëse caktohet anëtarësimi i Prishtinës në Këshillin e Europës.

Është tërësisht e qartë se në këtë situatë Sërbia është viktimë e reagimit politik të një pjese të Perëndimit kolektiv ndaj situatës në Ukrainë, por kjo dhe Sërbisë si kandidate për anëtarësi të plotë në BE, i përcjell mesazhe të qarta rreth perspektivave të saja eurointegruese, çka Qeveria e Sërbisë gjithashtu duhet t’i trajtojë si një fakt të ri. Ne në përputhje me marrëveshjen e fundit mes presidentit të Republikës dhe Qeverisë në mandatin teknik, do të bëjmë gjithçka që të pengojmë pranimin e të vetëshpallurës “Kosovë” në anëtarësi në Këshillin e Europës ndonëse shanset tona nuk janë të mëdha. Por si shumë herë në historinë tonë, vendosmëria jonë për të mbrojtur pozicionet tona është frymëzuar, jo nga shanset për sukses, por nga drejtësia e kauzës sonë dhe vlera e asaj që mbrojmë.

Rreth raporteve të sponzorëve të Prishtinës ndaj Sërbisë flet në mënyrë më të ndritshme ajo çka se ata të gjitha aktet e dhunës ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe pushtimin e veriut të krahinës, i trajtuan si zbatim të sundimit të ligjit. Me fjalë të tjera, ata çdo sulm ndaj interesave specifike të popullit sërb në Kosovë dhe Metohi e shikojnë si proces i natyrshëm dhe proces i dëshirueshëm i konsolidimit të asaj që ata e perceptojnë si shtet të pavarur. Sanksionet e pretenduara që Perëndimi herë pas here i vendos Prishtinës, janë veçse masa kozmetike që kanë për synim falsifikimin e ndonjë lloj praktike të zakonshme politike apo diplomatike, çka konfirmohet dhe nga fakti se gjoja Prishtina është e sanksionuar dhe e qortuar ku në vitet e fundit ka marrë pjesë në të gjitha forumet ndërkombëtare që janë organizuar nga ata që i dënuan, me liberalizimin e vizave për udhëtime në vendet e BE me statusin e të privilegjuarit në Asamblenë Parlamentare të NATO, ndërsa më herët u “ndëshkua” dhe me hapjen e portës për anëtarësi në Këshillin e Europës.

Duke patur parasysh për sa më sipër, Beogradi do të mbetet i përkushtuar ndaj dialogut me Prishtinën nëse tregon se nga ky proces mund të rezultojë produktiv çka do të kontribuonte tek paqja dhe stabiliteti në rajon. Megjithatë, do të ishte e papërgjegjshme të mashtrojmë veten se me ekstremizma që udhëhiqen prej Albin Kurtit të mund të bëhet ndonjë përparim thelbësor në drejtim të normalizimit të vërtetë të marrëdhënieve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së njerëzve të zakonshëm. Këtë pakundërshtueshmërisht e dëshmon rjedha e dialogut në periudhën e ardhjes së Kurtit në pushtet, qysh kur bashkësia ndërkombëtare me “heshtje të zëshme” ndjek dhunën e Kurtit dhe persekutimin e sërbëve, ndërsa dialogun për pak e kanë kthyer në kornizë të thjeshtë për legalizimin e lëvizje të njëanshme dhe ilegale të Prishtinës.

Fakti është se politikë e tillë e bashkësisë ndërkombëtare ndaj tiranisë prishtinase pësoi humbje të plotë kur vetë Këshilli i Sigurimit të KB së fundmi pranoi propozimin e arsyetuar të Republikës së Sërbisë të shqyrtojë situatën në Kosovë e Metohi-dhe sipas raportit për shembjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ndonëse Këshilli i Sigurimit nuk është aspak instancë gjyqësore, pranimi i saj me procedurë urgjente për të thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme si pasojë e persekutimit prishtinas të sërbëve paraqet fakt që ka përndryshe pasoja të prekshme penalo-juridike për urdhëruesit dhe autorët e të gjitha krimeve të kryera ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi gjatë viteve të kaluara.

Duke folur rreth cënimit të sërbëve në Kosovë e Metohi, të gjithë duhet të kemi parasysh se Prishtina, pothuajse prej ditës së parë pas ardhjes së Kurtit në pushtet në vitin 2021, pambarimisht ndërmerrte lëvizje eskaluese. Ajo me të tilla veprime në kontinuitet ka ushtruar dhunë të mirëplanifikuar, sistematike dhe të gjerë ndaj sërbëve dhe pak a shumë haptazi ka tentuar t'u krijojë kushte të padurueshme jetese. Është fare e qartë se qëllimi i veprimit të tillë të Prishtinës nën udhëheqjen e Kurtit, ishte dhe mbetet që në të, të detyrohen të gjithë ose pothuajse të gjithë sërbët të braktisin krahinës.

Tregues i qartë i këtij qëllimi demonik, është fakti se prej vitit 2021 janë rregjistruar 494 sulme me motive etnike ndaj sërbëve dhe KOS, ndërsa për nëntë vite para ardhjes në pushtet të Kurtit, u regjistruan gjithsej 669 sulme të tilla. Për turpin e atyre që nuk duan të shikojnë krimin ndaj mbarë popullit sërb në K&M dhe që tani po e shtyjnë Prishtinën në Këshillin e Europës nën pretendimin se është "kampion i shtetit ligjor", fakti është se asnjë sulm i tillë nuk u sanksionua në epilog-dhe as kur pjestari i të ashtuquajturës FSK Azem Kurtaj i cili shtiu dhe plagosi fëmijën sërb dhe të afërmin e tij.

Këto fakte për kushtet e popullit sërb çudisin vetëm mbështetësit e Prishtinës, ndonëse Kurti që në fillim u tha atyre se nuk ishte i interesuar për dialogun, se sërbët janë kriminelë, se nuk mund të garantonte se nuk do të derdhej gjak sërbi gjatë protestave paqësore që ata mbajtën për të mbrojtur të drejtat e tyre elementare, e në fund madje haptazi fare-dhe kjo para godinës së Shërbimit Europian për Politikë të Jashtme më 14 shtator 2023-që sërbët, citoj, "do t’a vuajnë dhe do t’a paguajnë”.

Ndërsa tashmë flasim rreth Prishtinës si “kampione” e sundimit të ligjit duhet të kemi në mendje dhe atë se i ashtuquajturi “gjyqësori” kosovar ku sërbët në Kosovë e Metohi dhe të kthyerit sërb i persekuton masivisht nën akuza false për krime lufte dhe krime të tjera, në fund të vitit të kaluar mori vendim shumë transparent që pjesëtari i përmendur i të ashtuquajturës Forcat e Sigurisë së Kosovës Azem Kurtaj i cili në ditën para Krishtlindjes së vitit 2023, me armën e tij të shërbimit plagosi Stefan Stojanoviqin, djaloshin 11-vjeçar dhe të afërmin e tij Milloshin, të lihej i lirë.

Ndaj gjithë kësaj, askush nga ata që e mbështesin Prishtinën nuk kërkojnë përgjegjësi për plagët e Stefanit dhe Milloshit, apo për plagët e pesë sërbëve të tjerë që kriminelët e maskuar të Kurtit me uniformat blu të policisë, i kanë qëlluar duke i rënë Zotit në hak nga  2021 e më tej.

Rreth asaj se në çfarë vilajeti të errët detyrohen të jetojnë sërbët në Kosovë e Metohi, me vullnetin e të mëdhenjve, fuqia e të cilëve është vetëm në përpjesëtim me hipokrizinë e tyre, tregohet më së miri nga arrestimi i fundit i Sreqko Sofronijeviqit, të riut ndaj të cilit u shtie pas shpine më 13 tetor 2021 nga maskarenjtë që janë në radhët e policisë kosovare teksa po përpiqej të mbronte fëmijën nga breshëria e plumbave. Ndonëse plumbi i shpoi mushkëritë, jeta e Sreqkos atëherë u shpëtua prej përpjekjeve të çuditshme të mjekëve dhe në fund, dy vjet e gjysmë më pas, policët e Kurtit e arrestuan në Bërnjak nën akuzën e shkeljes së rendit kushtetues, të së ashtuquajturës Kosovë. Se për çfarë rendi bëhet fjalë që Sreqko shkeli duke i vënë shpinën të mbronte fëmijën dhe kush do t'i spegojë familjes së tij se ai është fajtor vetëm sepse mbijetoi, do t’a tregojë koha para nesh.

Shumë kam thënë ndërsa e gjithë kjo sërish është shumë pak për të përcjellë se në çfarë kushtesh jetojnë sërbët në hapësirën e Kosovës e Metohisë, pra me çfarë sfidash përballet shteti ynë. Por, pa marrë parasysh gjithçka edhe një herë e përsëris se kjo Qeveri, së bashku me presidentin e Republikës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, do të vazhdojnë luftën pa kompromis për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë sonë të integritetit territorial në Kosovë e Metohi.

Në këtë luftë, ne do të veprojmë me përgjegjësi maksimale dhe pothuajse me çdo çmim do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Por mos kini asnjë dyshim në atë se në të do të kërkojmë dhe gjejmë mënyra për të mbrojtur interesat tona vitale shtetërore dhe kombëtare, si dhe sigurinë dhe mbijetesën e sërbëve, ndaj të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Sërbisë që jetojnë në krahinë.