Vuçeviq: Të gjithëve duhet t’u bëhet e qartë se Sërbia kurrë nuk do të dorrëzojë Kosovën e Metohinë

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Sërbia kurrë nuk do të dorrëzojë Kosovën e Metohinë me çfarëdolloj çmimi. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Sigurisht që anëtarësia e plotë në Bashkimin Europian ngelet synimi ynë strategjik. Ne rrugën europiane nuk do t’a braktisim pasi kjo është në interesin e ekonomisë sonë, infrastrukturës, qytetarëve tanë. Por, anëtarësia e plotë nuk është afër, por kjo nuk është për fajin tonë. I pari Brukseli duhet të vlerësojë nëse është gati për pranimin e anëtarëve të rinj, ka thënë në intervistë për Novosti, kryetari i Qeverisë së Sërbisë Millosh Vuçeviq.

“Edhe një herë e nënvizoj, ne nga lufta për sovranitetin dhe integritetin nuk do të tërhiqemi. Sërbia që udhëhiqet nga PPS (SNS), nuk do ta njohë kurrë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë ndërsa jam i sigurt se as përpjekja e tyre për të hyrë në Kombet e Bashkuara, nuk do të jetë e suksesshme. Lufta nuk është e barabartë, por në fund-ne do të fitojmë” tha Vuçeviq në intervistën për Novosti.

Duke u larguar nga posti i ministrit të mbrojtjes, a jeni të bindur se Ushtria e Sërbisë është e aftë të mbrojë shtetin dhe popullin tonë në K&M nëse, mos e dhëntë Zoti, shkon deri në sulmin e dhunuesve të Kurtit?

Ne jemi të vendosur të ruajmë paqen. Për ne stabiliteti dhe paqja janë të nevojshme sepse ato janë parakusht për mirëqenien shtetërore. Ushtria jonë sot është e fuqishme, më e forta në rajon dhe mjaft e fortë për të zmbrapsur çdo agresor potencial dhe çdo tentativë të Kurtit për të shkaktuar pogrom të ri të marsit apo “Stuhinë”.

Çfarë do të jetë shtylla kurrizore e mandatit tuaj në këto kohë sfiduese?

Kjo do të jetë qeveri e vazhdimësisë. Do të ndjekim politikën e presidentit Vuçiq dhe do të përpiqemi t’a ndihmojmë në mënyrën më të mirë të mundshme në këto kohë të vështira dhe në luftën e pabarabartë që ai po udhëheq në arenën ndërkombëtare. Qeveria është heterogjene, përbëhet nga profesionistë të lartë, kemi dhe veteranë fytyra të reja, përfaqësohen të dy gjinitë, pjestarë të grupeve të ndryshme etnike, rrëfime... Por ajo çka është e rëndësishme-të gjithë e kanë Sërbinë në zemër.

Sa realiste është që Sarajeva Beogradit t'i nxjerrë llogarinë për dëmshpërblimet e luftës nëse miratohet rezoluta në KB? Për një hap të ngjashëm po përgatiten edhe autoritetet në Prishtinë…….

Nuk dyshoj se veprime të tilla po mendohen si në Sarajevë dhe në Prishtinë, ashtu sikurse nuk dyshoj se ide të tilla nuk do të japin fryte. Më vjen keq që kastat politike si në Sarajevë ashtu edhe në Prishtinë i kthehen vazhdimisht temave që na ndajnë dhe nuk dëshirojnë të diskutojnë rreth asaj çfarë mund të na bashkojë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar dhe të ruajmë paqen.

A prisni që presidenti Vuçiq të mbështesë idenë e Dodikut rreth ndarjes paqësore në B&H? Dhe a mundet që ky dokument  i gjermanëve nëse miratohet në Ist River, vetëm do përshpejtojë dizintegrimin?

Bosnjë-Hercegovina është shtet me tre popuj konstitutiv mes të cilëve dhe sërbët. Ky është shtet integritetin e të cilit ne e respektojmë dhe kjo kurrë nuk duhet të vihet në diskutim dhe që as kjo të bëhet. Gjithkush gjithmonë në Sërbi do të kenë bashkëbisedues, nëse dëshirojnë të punojnë për forcimin e B&H dejtonase. Shtetet ku do të respektohet gërma dhe jo të prodhojë frymën e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të vitit 1995. Shtet në të cilin Republika Sërbe do të jetë në gjendje të realizojë të gjitha të drejtat që e pasojnë dhe që populli sërb dëshiron t'i realizojë. Askush nuk mund të na ndalë t’a duam Republikën Sërbe. Askush nuk do të n’a imponojë fajin as stigmën e popullit genocidist. Kurrë më Drina nuk do të jetë lum mbi të cilin vendoset embargo e sërbëve kundër sërbëve, t’i mbrojmë dhe duam si askush tjetër, pavarësisht nëse dikush e pëlqen apo jo në komunitetin ndërkombëtar, Republika Sërbe jeton dhe do të jetojë, ndërsa Sërbia përherë do të jetë me të.

Sfidat e shërbimit ushtarak

Ushtria i përcolli presidentit propozim për kthimin e shërbimit ushtarak. Sa infrastrukturalisht jemi të gatshëm për atë vendim?

Do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje, por unë besoj se të gjitha sfidat logjistike së shpejti do të kapërcehen dhe do të jemi të gatshëm t'i kthehemi shërbimit të rregullt ushtarak, për të cilin duhet të merret vendimi përfundimtar.

A ka treguar dobësi qeveria duke u dakordësuar të ndryshojë ligjet zgjedhore? A nuk është ky precedent për të gjithë opozitarët e ardhshëm të kërkojnë ndryshim të rregullave në mes të një loje zgjedhore?

Jo. Fjala është rreth tentativës për të përmirësuar kulturën e dialogut dhe aftësinë e kompromisit. Di që në pjesën më të madhe të opozitës as kjo nuk do t’u interesojë, ashtu sikurse asgjë nuk u intereson pasi për t’a është e vështirë të pranojnë faktin që populli ata nuk i dëshiron. Ne pavarësisht nga të gjitha presionet, do të vazhdojmë të insistojmë në atë që zgjedhjet të mbahen brenda institucioneve të sistemit dhe jo në rrugë me demonstrata shfarrosëse.

Sa i përfshirë në inxhinierinë parazgjedhore është ambasadori i SHBA Hill? Pretendohet se ai është më përgjegjës për faktin se Gjillasi kafshoi karremin e bojkotit, i cili në fund në thelb mungon dhe solli Manojlloviqin në skenën politike zyrtare... Në përgjithësi a mendoni se Hill në muajt e fundit me sjelljen e tij e ka kaluar kufirin e rregullave diplomatike? Ai zgjidh mosmarrëveshjen zgjedhore, udhëzon sërbët se si të sillen ndaj Rusisë dhe Kinës, ngushëllon Gruhonjiqin në fakultet....

Zoti Hill është diplomat me eksperiencë i cili prej kohësh merret me këtë pjesë të Europës në të cilën është dhe Sërbia. Puna e tij është të përfaqësojë interesat e SHBA. A na pëlqejnë përherë qëndrimet e Uashingtonit? Jo. Apo, a duhet përherë të dëgjohen përfaqësuesit amerikanë dhe të bisedohet me ta? Po sigurisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë superfuqi botërore. Sigurisht, vendi më i fortë në botë. Patjetër që është në interesin më të mirë sërb që të ndërtojmë çka është e mundur, marrëdhënie me amerikanët. Dhe këtë do t’a bëjmë. Aty ku egzistojnë mosmarrëveshje fondamentale, sikurse është fjala për statusin e Kosovës e Metohisë, ne pa u lodhur do të ripërsërisim qëndrimin tonë dhe kurrë prej saj nuk do të tërhiqemi.

Vëmendje të madhe tërhoqën edhe kontratat me francezët rreth blerjes së avionëve “rafalë”. Si i përgjigjeni vlerësimeve se bëhet fjalë për tregti politike dhe se për të njëjtat të holla mund të kishim blerë shumë më tepër avionë gjuajtës më modernë rusë dhe se në këtë rast pilotëve tanë do t'u duhej shumë më pak kohë për trajnim….

Sërbia po zhvillon industrinë e vet luftarake dhe do të blejë armë dhe mjete kudo që të mundet dhe kurdo që ka nevojë, sesi të përmirësojë aftësitë e veta mbrojtëse. Sigurisht që rol në blerjen e armëve luan dhe gjeografia. Nuk e di nëse ata që na kritikojnë për bashkëpunimin me francezët për çështjen e "rafalëve" kanë parë ndonjëherë hartë gjeografike dhe kanë parë që jemi të rrethuar nga vendet e NATO me përjashtim të B&H, në territorin e së cilës ndodhet Eufor? E pastaj t'i pyes-si mendonin për të blerë armë kaq të sofistikuara dhe mjete nga Rusia, kur vendet e NATO nuk lejojnë importin e armëve ruse dhe as kalimin e armëve ruse nëpër territoret e tyre?

A e keni ndjekur vendosjen e paketave të ndryshme të sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e vendeve anëtare të NATO?

Ne ndjekim politikë sovrane dhe të pavarur. Po forcojmë miqësinë tonë të çeliktë me Kinën. Nuk vendosim dhe nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Ndërsa në rrethanat gjeopolitike, të cilat janë shumë komplekse, do të arrijmë maksimumin e synimeve të dhëna, të cilat na i kanë vendosur qytetarët e Sërbisë.

Keni nënshkruar listën zgjedhore të PPS (SNS) në Novi Sad. Sa realiste është që opozita e bashkuar të fitojë në qytetin tuaj? Gjithashtu shpresojnë të fitojnë edhe në Nish, nën vështrim se kështu nisi dhe humbja e Millosheviqit...

Na pret luftë e madhe dhe sigurisht që fushata nuk do të jetë e lehtë. Por unë jam optimist dhe pres fitore në Novi Sad dhe në Nish. E dinë mirë novosadasit dhe nishasit sesi dukeshin qytetet e tyre, ndërsa shikojnë dhe qendrat e qyteteve të tyre sot. Kemi shumë punë para nesh dhe jam i sigurtë se Novi Sadi dhe Nishi do të vijojnë të zhvillohen tamam si Beogradi dhe çdo qytet tjetër në Sërbi dhe çdo rajon i Sërbisë sonë të bukur dhe të vetme.

Si do t’i kaloni festën e Pashkës?

Në punë. Do të marr pjesë në liturgjinë e Pashkës dhe do të kaloj kohë sa të mundem me familjen time. Fatkeqësisht, kohë të tilla nuk do të ketë shumë. Punë të rëndë kemi para nesh, ndërsa sfidat e mëdha po mbërrijnë. Do të punojmë për aq kohë sa të nevojitet, që partnerët tanë amerikanë të n’a dëgjojnë dhe sa më shumë të jetë e mundur të çmojnë argumentet tona. Në sferat në të cilat përkojnë interesat tona me ato amerikane, do të punojmë çmueshëm dhe me përkushtim që shkalla e bashkëpunimit të jetë edhe më e lartë, ndërsa përfitimi për popullin tonë të jetë edhe më i madh. Besoj fort se marrëdhëniet tona mund të jenë sërish në nivel të lartë dhe se periudha që nisi në vitin 1991 rreth interpretimit së cilës ndoshta politikisht me shumë mundësi kurrë nuk do të pajtohemi, mund të kalojë në fushën e historisë dhe vëzhgimit të matur të fakteve të ekspertëve profesionistë nga të dy palët.