Grenell: Kaluam nga paqja dhe përparimi në kaos dhe pushtim
Ish-i Dërguari i Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell, tha mëngjesin e sotëm, pasi anëtarët e KFOR-it rrethuan ndërtesat komunale në veri, se “kemi kaluar nga paqja dhe progresi në kaos dhe okupim”.
Në një postim të titulluar “lajmet e fundit” në Twitter, Grenell ka shpërndarë një video para ndërtesës komunale në Leposaviq ku shtrihen telat me gjemba dhe ku ndodhen një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it.
"Trupat e NATO-s pushtuan ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne kaluam nga paqja dhe përparimi me Trumpin në kaos dhe okupim me Bajdenin. Bajden është aq i dobët", tha Grenell.
Pjesëtarët e pjesës italian të KFOR-it ndodhen në Mitrovicën e Veriut, në hyrje të Mahallit të Boshnjakëve, ku janë dislokuar që nga orët e hershme të mëngjesit. Janë të pranishëm disa xhipa dhe kamionë me më shumë se 100 ushtarë.
Në Zveçan janë të pranishëm edhe një numër i madh i pjesëtarëve të kontingjentit polak të KFOR-it, të cilët formojnë unazën e parë të “sigurisë” rreth ndërtesës komunale. Pas tyre, afër vetë ndërtesës së komunës, janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se sot në mëngjes shkollat në veri të Kosovës janë mbyllur për shkak të situatës së re të sigurisë dhe prezencës së madhe të policisë së Kosovës, e cila të premten me dhunë pushtoi objektet e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
0 komentet