Lista serbe kërkon tërheqjen më urgjente të të gjitha njësive speciale nga veriu i Kosovës
Lista Serbe dënoi ashpër tentativën për vrasjen e serbit Millan Jovanoviq nga, siç thanë ata, forcat speciale të Kurtit në urën e Bistricës, në rrugën Mitrovicë e Kosovës - Leposaviq dhe kërkoi tërheqjen më urgjente të të gjitha njësive speciale që janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë.
Këto njësi, siç thuhet në njoftim, në vazhdimësi po ngacmojnë popullin serb në këtë zonë.
LS kërkon gjithashtu dënimin e përgjegjësve për tentativën e vrasjes së Millan Jovanoviq dhe Milan Delleviq, si dhe publikimin e video klipat të bëra nga kamerat në urën e Bistricës për të dyja ngjarjet e përmendura.
“Forcat speciale të Kurtit, të cilat janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës e Metohisë, edhe një herë derdhën gjak serb dhe tentuan të vrasin bashkëqytetarin tonë Millan Jovanoviq nga Zveçani në urën e Bistricës. Kjo punkti famëkeqe, ilegale, e forcave speciale shqiptare është bërë simbol i represionit të regjimit të Albin Kurtit ndaj serbëve, në të cilin tentohet të vritet për herë të dytë një serb. Zemërimi shtesë i qytetarëve është shkaktuar nga dija se përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve po fshihen nga përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve në Prishtinë dhe ministrin kompetent Sveçla, i cili me sa duket i mbështet aktivitetet ilegale të këtyre njësive”, thuhet në deklaratë.
Lista Serbe u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që “urgjentisht të dënojnë tërbimin e këtyre njësive parapolicore që kryejnë represion ndaj qytetarëve të thjeshtë, dhe kërkon tërheqjen e tyre nga veriu i Kosovës e Metohisë, për të rivendosur paqen në këtë zonë dhe për të parandaluar rrezikimin e jetëve, por edhe paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”.
0 komentet