Grenell: Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh, nëse nuk i përmbush obligimet – do të ketë pasoja të rënda
Burim: Kosovo Online
Ish-i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell, ka thënë sot se Albin Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën, e cila, sipas tij, duhet të përgatitet për pasoja të rënda, nëse kryeministri i Kosovës nuk i përmbush obligimet e tij.
Grenell gjithashtu shkroi në Twitter se i pa ato pasoja dhe se "nuk është e bukur".
“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare i ka dhënë afat deri të premten për të përmbushur obligimet që vendi i tij kishte marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk vepron. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, tha Grenell.
Së bashku me postimin e tij në Twitter, ai ka ndarë deklaratën e Kurtit, në të cilën ka thënë se “asgjë nuk do të zgjidhet me presione apo sanksione”.
0 komentet