Grenell: Kurti po shkakton kaos, lidershipi amerikan të ndërhyjë
Ish i ngarkuari i SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë Riçard Grenell ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti po "shkakton kaos të njëanshëm në veri me qëllim orjentimin e vëmendjes së popullit të Kosovës drejt katastrofës politike dhe ekonomike".
Në Tviter Grenell vë në dukje shkeljen e marrëveshjes se Brukselit dhe Uashingtonit.
"Kryeministri kosovar Albin Kurti po shkakton kaos të njëanshëm në veri çka duket se po tenton të orjentojë vëmendjen e popullit të Kosovës drejt katastrofës së tij ekonomike e politike. Deklarata e ambasadorëve të "Pesëshes" për shtyrjen e zgjedhjeve ishte reaktive, e ngadaltë dhe e dobët. Kurti njëanshmërisht ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe Uashingtonit. Ai ka refuzuar çdo ide që i është servirur nga amerikanët" është shprehur Grenel i cili ka thënë se Departamenti i Shtetit duhet te denoncojë ashpër Kurtin.
"Departamenti i Shtetit duhet te jetë i ashpër karshi tij. Ai vijon të shkaktojë kaos. Këtë populli i Kosovës e kupton mirë" ka thënë ai. Sipas Grenell dialogu lypset të drejtohet nga lidershipi amerikan.
"Qeveria e Sërbisë duhet pa vonesë të pranojë marrëveshjen e Brukselit dhe Uashingtonit. Çdo shkelje e kësaj marrëveshjeje nga Kurti nuk përkthehet që Sërbia të mos përmbushë dhe respektojë detyrimet e veta. Na duhet me patjetër lidershipi amerikan" përfundon Grenell.
komentet