Vuçiq: Nuk do ta njoh Kosovën dhe nuk tërhiqem nga kërkesa për formimin e BKS
Presidenti i Sërbise Aleksandar Vuçiq mbrëmjen e djeshme deklaroi se nuk do t'a njohë Kosovën dhe as do tërhiqet për formimin e BKS.
Ne konferencen e shtypit, ai ka thënë se ne 10 vite sërbët e kane respektuar marrëveshjen e Brukselit nderkohe qe shqiptaret jo, madje edhe tani Albin Kurti shprehet se formimi i BKS eshte kerkese per dialog si "loje femijesh" dhe kjo do te realizohet vetem ne rast se Sërbia do te njohë Kosovën transmeton RTV.
"Meqenëse jemi perballe një presioni të tillë pavarësisht nga kostoja e njohjes apo lejimit te jene pjese e OKB - nuk jam aq budalla sa u dukem disave dhe nuk do ta pranoj. Nuk më shkon në mendje, do të duhet ta përmbushin atë që kanë nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq.
Sipas tij, si ai, ashtu edhe e gjithë Sërbia do të përballen me sulme të ashpra nga jashtë, jo vetëm nga lufta hibride ku jemi të ekspozuar, por edhe nga sulmet akoma më të mëdha dhe më të rënda të mundshme.
“Me 17 dhjetor përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA dhe Brukselit do të vijnë në Beograd dhe do të më ‘shpjegojnë’ sesi duhet të sillemi dhe nëse jo, cilat do të jenë pasojat”, tha Vuçiq.
Ky i fundit pernes dokumenteve, tregoi sesi ne vitet e kaluara është punuar në hartimin e statutit të BKS dhe se këto nuk janë "lojëra fëmijësh" siç i quan Kurti.
Siç tha ai për media, të gjitha deklaratat e Kurtit, jane ne shkelje të të drejtëave ndërkombëtare dhe Marrëveshjes së Brukselit jane te vertetueshme dhe konfirmuese për atë se çfarë po ndodh në Kosovë e Metohi.
Presidenti Vuçiq tha se në vitin 2015 BE në raportin zyrtar të progresit për të gjithë rajonin, në raportin special për Kosovën në pikën 5 e cila sheh normalizimin, thekson se është bërë progres me komunitetin e komunave me shumicë sërbe, dhe më 4 prill 2018. u tha se Kosova ka lëshuar mandat për Ekipin Menaxhues që të fillojë me shkrimin e statutit të BKS. Më pas ai tregoi një letër nga Ekipi Menaxhues që i ishte dërguar Miroslav Lajçakut më 18 prill 2022, duke e informuar atë për atë që ishte bërë në këtë drejtim.
“Dhe tani po hyjmë në vitin 2023 dhe thonë se këto janë lojërat tona të vogla, por çdo ditë kërkojnë që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, gjë që është e gjitha në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq.
komentet