Grenell: Nëse Kurti dëshiron që SHBA të vijojë të mbrojë rajonin, duhet të ndalë veprimet e njëanshme

Novi Sad_231024_Ričard Grenel 07
Burim: Kosovo Online

Nëse kryeministri kosovar Albin Kurti dëshiron që amerikanët të vazhdojnë të paguajnë për mbrojtjen e sigurisë së rajonit me trupat e NATO, atëherë duhet të ndalë aktet e njëanshme të cilat kërcënojnë sigurinë e 572 amerikanëve në Kosovë, ka thënë ish i dërguari për Ballkanin i presidentit të kaluar amerikan Donald Tramp, Riçard Grenell.

„Nëse Albin Kurti dëshiron që amerikanët të vijojnë të paguajnë dhe mbrojnë sigurinë e rajonit me trupat e NATO, atëherë duhet të ndalë veprimet e njëanshme të cilat cënojnë sigurinë e 572 amerikanëve nga Teksasi, Oklahoma, Ajova, Roud Ajllend (e së shpejti dhe Xhorxhia) të cilët momentalisht shërbejnë në Kosovë. Ekipi i Bajdenit dhe senati amerikan nuk munden më të mos anashkalojnë sjelljen e padrejtë me injorimin e kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Ai me procedurat e tij vë në rrezik jetët e amerikanëve“ ka thënë Grenell në postimin e tij në rrjetin social „X“.

Grenell ka theksuar se Kurti duhet të ndalë luftaracitetin e tij pasi në të kundërt trupat amerikane do të duhet të tërhiqeshin për arsye sigurie.

Gjithashtu theksoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq nuk mund të pranojë karremin që hedh Kurti për të eskaluar tensionet.

„Ai gjithashtu duhet të refuzojë lëvizjet ruse e kineze të cilat duan të shfrytëzojnë situatën-dhe në vend të kësaj të qëndrojë në krahë të SHBA dhe BE. E kjo do të thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet menjëherë të merret me veprimet e njëanshme më të fundit të Kurtit dhe refuzimin e kërkesave të SHBA dhe BE. Në këto kohë të gjithëve na mungon Hashim Thaçi“ konstaton ai.