Grenell: Fitorja e PPS do të kontribuojë në mirëmenaxhimin e krizës së shkaktuar nga Kurti
Burim: Kosovo Online
Ish i dërguari i presidentit amerikan për dialog mes Sërbisë dhe Kosovës Riçard Grenell ka thënë se fitorja bindëse e PPS do të kontribuojë në atë që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq do të mirëmenaxhojë krizën që ka shkaktuar siç tha ai, lideri ekstremist kosovar Albin Kurti.
Grenell në rrjetin social "X" ka thënë se ka dëgjuar shumë nga ata që pretendojnë se janë të pavarur dhe pensionistë në Sërbi ku në fund kanë votuar për PPS pasi Vuçiq mjaft mirë ka hyrë në negociata me liderin ekstremist kosovar Albin Kurti.
"Kur bashkësia ndërkombëtare universalisht dënon Kurtin, i’u pëlqente mënyra sesi Vuçiq e menaxhoi krizën dhe qëndroi mbi të. Më kujtohet se më është dashur të bëj presion ndaj Sërbisë dhe Kosovës në mënyrë të barabartë kur Thaçi ishte president. Por kur Kurti erdhi në pushtet, situata u bë e çekuilibruar” ka thënë Grenell.
Ky i fundit shton se Kurti shkakton probleme.
"Radikalizmi i Kurtit ishte temë kryesore për këta zgjedhës" ka thënë ai.
0 komentet