Grenell: Nuk është mjafton të thuash “de-përshkallëzimi”, udhëheqja amerikane është e nevojshme
Burim: Reporteri
Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka theksuar se pas lirimit të Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak, të gjithë serbët e arrestuar duhet të lirohen, njësitë speciale të tërhiqen nga veriu dhe se Qeveria e Serbisë insiston në heqjen e barrikadave.
Grenell në Twitter ka deklaruar se udhëheqja amerikane është e nevojshme.
"Vetëm të thuash 'de-përshkallëzimi' nuk është mjafton, është shumë i amshtë. Ne kemi nevojë që udhëheqja amerikane të jetë specifik! Tani që Pantiq është transferuar në arrest shtëpiak, të gjithë serbët e arrestuar që protestuan në mënyrë paqësore duhet të lirohen, forcat speciale në veri të respektojnë nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit dhe në të njëjtën kohë Qeveria e Serbisë të kërkojë heqjen e barrikadave”, tha Grenell.
komentet