Grenell: Pesëshja, BE dhe NATO dënuan Kosovën për ndezjen e Ballkanit dhe qëndruan në anën sërbe
Ish i dërguari amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë Riçard Grenell ka reaguar me rastin se ish-kongresmeni Adam Kinziger e quajti gazetarin Taker Karlson “tradhtar të SHBA-së” për shkak se ai u takua me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Budapest dhe kujtoi se bashkësia ndërkombëtare njëzëri e dënoi Kosovën për veprime të njëanshme për ndezjen e Ballkanit.
Grenell lidhur me kritikat e Kinzinger, në një postim në rrjetin social X (deri para pak kohësh Twitter), ka kujtuar se vendet e Pesëshes, BE dhe NATO dolën në anën e Sërbisë pas eskalimit të situatës në veri të Kosovës.
"Kinzinger është joserioz. NATO, Mbretëria e Bashkuar, SHBA (Biden!), gjermanët, francezët dhe BE e kanë dënuar së fundmi Kosovën për aksionet e njëanshme për të ndezur Ballkanin-duke marrë anën sërbe të konfliktit aktual. Duhet të injorohet si dikush që është thjesht një ish-politikan” ka shkruar Grenell.
Gazetari amerikan dhe komentatori politik konservator Taker Karlson ka thënë pas takimit me Vuçiq në Budapest se u bisedua rreth luftës ruse në Ukrainë dhe pasojave të këtij konflikti në vendet e tjera. Vuçiq në Instagram ka shkruar se bisedoi me "një prej gazetarëve më të mëdhenj të momentit, njeriun me edukim të gjerë dhe guxim unik gazetaresk".
Kjo shkaktoi reagimin e Kinzigerit të cilin Takerin e quajti "tradhëtar të SHBA".
komentet