Vuçiq: Kurti nuk do të ndalet me projektin e “Shqipërisë së Medhe"
Politika e krijimit të "Shqipërisë së Madhe" është proces i cili do të vazhdojë. Kurti nuk do të ndalet nga kjo, nuk egziston mënyrë që Kurti për këtë çështje të ndalet, ka thënë sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq për RTS.
"Kush mendon se do t’a bindin në Bruksel për mos qënë idhtar i Enver Hoxhës... Ai me këtë politikë do të vazhdojë. E përse Perëndimi hesht, për të ardhur tek pyetja kyçe. Heshtin se atyre nuk u intereson historia e “Shqipërisë së Madhe” për ta kjo është ok. Kjo është keq, por këta djemtë e këqinj, janë tanët, na duhet duhet të provojmë t'i shkelim ata të tjerët derisa të mos t’a pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe duhet të udhëheqim fushatë kundër Sërbisë” tha Vuçiq.
Siç shtoi ky i fundit, idhull i Kurtit është Adem Demaçi, i cili kaloi 28 vjet në burg në një sistem relativisht liberal.
“Nuk mundnin t’a lironin, bëhet fjalë për sërbourrejtës” tha Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë gjatë fundjavës do të jetë në Budapest, ku do të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
"Turqia është superfuqi rajonale dhe besoj se bisedimet në Budapest do të jenë hap para për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Është e vërtetë që dërgimi i automjeteve 2 plus 2 me dronët bajraktarë është diçka që ka dëmtuar marrëdhëniet. Bisedova me presidentin Erdogan rreth kësaj në telefon, besoj se ky takim do të jetë hap para në përmirësimin e marrëdhënieve dhe se presidentin turk do t’a ftojmë sa më parë në Beograd” tha Vuçiq.
Nga Budapesti, tha ai, do të udhëtojë drejt Brukselit.
Ai tha se nga java e ardhshme pret presionet më të mëdha se deri më sot ndaj Sërbisë me rastin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe se kundër tij po organizohet fushatë me qëllim izolimin.
Duke kujtuar se ditëve të fundit në të gjitha mediat botërore u publikuan tekste në të cilat ai fajësohej për gjithçka, Vuçiq tha se në fakt akuzohet Sërbia për gjithçka dhe pyeti se çfarë ndodhi apo çfarë ishte dhe kush Sërbia.
"Asgjë, por është fushatë e organizuar, përgatitje e asaj çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Pres presione të mëdha dhe të rënda për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, më të vështirat derimë tani" tha presidenti.
Ky i fundit deklaron se “Vuçiq është fajtor për gjithçka” dhe në këtë kuptim thotë se është fajtor edhe për faktin se tifozët e Yllit të Kuq në një ndeshje kanë shpalosur pankartën “Kur të kthehet ushtria sërbe në Kosovë”.
“Ky është krim, dhe nuk është krim krijimi i “Shqipërisë së Madhe”. Kjo tregon se në në cilën gradë të çmendurisë dhe paranojës kemi mbërritur në botë dhe në raportet ndaj popujve të vegjël të mos ndjekin politikë të pavarur. Ne do të bëjmë të pamundurën që të mos ndryshojmë politikën” ka thënë ai.
Presidenti i Sërbisë ka thënë se atë pas eskalimit të situatës në veri të Kosovës e ka telefonuar kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti francez Emanuel Makron ku siç theksoi, ishte mjaft i nervozuar në këtë takim sepse atij i ofruan diçka që përbënte të pamundurën.
"Sërbët nuk kërkuan të merrnin pjesë në zgjedhje, unë i mbështeta, ndërsa ata thanë kushtet që sërbët të merrnin pjesë. Nuk i’u përgjigja 'jo', u thashë që do të jetë e vështirë, por do të bisedoj me sërbët" ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se nga sërbët kërkoi për të pestën herë të plotësojnë kushtin nga Marrëveshja e Brukselit për pjesëmarrjen e sërbëve në zgjedhje dhe se BKS nuk është formuar prej 10 vjetësh.
“Kështu e bëjnë ata, ngrihen kundër tyre dhe në çdo moment thonë se janë të gatshëm për sanksione ndaj Sërbisë e kur pyet përse, thonë se janë gati, pasi i frikësohen boteve të Kurtit dhe politikanëve pensionistë si Alisha Kerns, Bob Menendez, të cilët po ndjekin fushatë kundër meje dhe mbarë sërbëve dhe dashurinë për shqiptarët që kanë po e ndërmarrin në karrierën e tyre” theksoi ai.
Siç thotë, të gjitha këto i thotë për të treguar se asgjë në parim nuk mund të dëgjohet nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje.
“Pres në ditët, javët në vijim, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit, presionin më të rëndë deri tani. Do tentojmë të ruajmë pozicionin tonë, nëse do i’a dalim apo jo, kjo do shikohet. Politika duhet të ketë parimet, do të tentojmë të ruajmë drejtësinë e politikës sonë dhe nëse do të kemi sukses tek kjo, mbetet për t'u parë”, tha Vuçiq.
komentet