Grenell pas lirimit të policëve: Kurti nuk i’a hedh dot më pa pasoja serioze
Burim: Kosovo Online
Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Riçard Grenell ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Sërbi që tre policët kosovarë të mbrohen nën liri dhe se tani duhet që bashkësia ndërkombëtare t’a shikojë për të ushtruar presion ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti për të hequr forcat speciale nga ndërtesat qeveritare në veri, që kryekomunarët të dorëhiqen dhe të caktohet data për zgjedhjet e reja.
"Nuk mund të lejohet më Kurti të t’ia hedhë pa pasoja të rënda”, theksoi Grenell.
Ky i fundit ka theksuar se është i kënaqur me lirimin e tre policëve kosovarë dhe ka thënë se është lëvizje e dukshme në drejtim të de-eskalimit të ndërmarrë prej presidentit sërb Aleksandar Vuçiq.
"Frikërat dhe emocionet e banorëve të Mitrovicës së Veriut janë të vërteta-ata ndihen të shqetësuar dhe targetuar dhe në spitalet e tyre nuk ka rezerva të mjaftueshme. Situata është ndezëse dhe është e turpshme që BE dhe administrata e Bajden nuk ishin as aty. Megjithatë, nuk ka justifikim për sulm ndaj KFOR apo ndaj gazetarëve” ka thënë Grenell në Tuiter.
0 komentet