Grenell Scholes: A i keni thënë Osmanit se duhen shpallur zgjedhje, çka po ndodhë me AKS?

Ričard Grenel

Ish-i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pyetur këshilltarin special në Departamentin e Shtetit, Derek Scholl, nëse gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, i ka thënë Osmanit se zgjedhjet duhet të shpallen në veri dhe çfarë po ndodhë me kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

“A i keni thënë se duhet të shpallen zgjedhje? Po kërkesën për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe? Fjalët tuaja janë bla, bla, bla”, ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”. 

Ai përkujtoi se këto tema janë diskutuar për një vit dhe se kjo është kërkuar më 3 qershor.

"Ju e keni thënë këtë për një vit. E keni kërkuar më 3 qershor. Ata po ju injorojnë," tha Grenell.

Paraprakisht, Schole në rrjetin social “X” ka deklaruar se gjatë bisedës me Osmanin ka theksuar nevojën e deeskalimit të tensioneve, “përfshirjen urgjente në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, i cili si tha ai, është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.