Grubeshiq: Fushata do të jetë e pistë, Kurti edhe kësaj radhe do t'i drejtohet shovinizmit

Aleksa Grubešić
Burim: Kosovo Online

Aleksa Grubeshiq nga Qendra për Stabilitet Social thotë për Kosovo online se pret një fushatë të ndyrë zgjedhore në Kosovë, në të cilën deri diku do të dominojnë temat antiserbe dhe se Vetëvendosja dhe lideri i tyre Albin Kurti këtë herë do t'i drejtohen shovinizmit.

“Nga gjithçka që është parë deri më tani, dhe në radhë të parë në lidhje me mënyrën se si Vetëvendosja është përpjekur të sfidojë Listën Serbe, mund të presim që kjo fushatë të jetë e pistë”, tha Grubeshiq për Kosovo online.

Ai shton se ky konkluzion nuk vjen vetëm nga përpjekja për të sfiduar Listën Serbe, por edhe nga gjithçka që ndodhi në periudhën paraprake, duke përfshirë edhe shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, të cilin, thekson Grubeshiq, e ka shkaktuar regjimi i Prishtinë, e cila u përpoq t'ia atribuonte Beogradit zyrtar, duke përfshirë edhe përfaqësues të Listës Serbe.

“Dhe, për të mos përmendur terrorin nga pjsëtarët e të ashtuquajturit Policia e Kosovës dhe përpjekjet për të ndjekur penalisht serbët dhe çdo kërcënim tjetër për sigurinë e serbëve në veri të Kosovës. Nga e gjithë kjo shihet se fokusi i fushatës deri diku do të jenë temat antiserbe dhe se mbi të gjitha Vetëvendosje dhe Kurti kësaj radhe do t'i drejtohen shovinizmit”, është i bindur Grubeshiq.

Ai gjithashtu thekson se zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë vetëm një prelud i zgjedhjeve që janë ndoshta edhe më të rëndësishme për serbët - zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen në vjeshtë, dhe në të cilat, thotë ai, serbët duhet të kthehen në institucione të cilat u larguan në fund të vitit 2022.

Ai thekson se që atëherë komuniteti ndërkombëtar, i cili kishte për detyrë të ushtrojë presion mbi Prishtinën, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

“Është disfatë për Bashkimin Evropian, sepse thjesht nuk arritën ta detyrojnë Kurtin të përmbushë kushtet themelore të Marrëveshjes së Brukselit. Strategjia e braktisjes së institucioneve ka dështuar dhe fajin më të madh për këtë e ka edhe bashkësia ndërkombëtare, përveç Kurtit, sepse nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim”, ka përfunduar Grubeshiq.