Grupet e OJQ nga veriu të shqetësuar për sjelljen e policisë dhe gjykatës pas kremtimit të Vidovdanit

Gazimestan
Burim: Kosovo Online

Grupi i organizatave joqeveritare nga veriu i Kosovës shprehën shqetësim rreth pretendimeve për shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe garancive procedurale gjatë dhe pas kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan më 28 qershor, duke bërë thirrje për shqyrtim të pavarur e të paanshëm të veprimeve të Policisë Kosovare dhe organeve gjyqësore.

"Me rastin e sjelljes së Policisë Kosovare para dhe pas kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan më 28 qershor të këtij viti dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që shpalli disa persona përgjegjës për veprën penale të supozuar të 'sjelljes arrogante' nga neni 4, paragrafi 3 i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, shprehim shqetësimin për pretendimet serioze për shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe garancive procedurale, nga sjellja e policisë deri tek kryerja e procedurave gjyqësore", bëhet e ditur në deklaratën e përbashkët të Qendrës për Përfaqësimin e Kulturë Demokratike (ACDC), Iniciativa e Re Shoqërore (NSI), AKTIV, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER) dhe Qendra për Aksione Afirmative Shoqërore (CASA).

Tregojnë se policia kosovare gjatë sigurimit të manifestimit fetar në Gazimestan, ndërmori kontrolle sistematike të personave që erdhën për kremtimin e Vidovdanit, ndërmori kontrolle të detajuara të sendeve personale, konfiskoi sende dhe sipas informacionit në dispozicion, pengoi selektivisht mbajtjen e simboleve kombëtare e fetare sërbe.

Organizatat joqeveritare vërejnë se praktikë e tillë shpreh dyshime serioze se përfaqëson kufizim joproporcional dhe diskriminues të së drejtës së pjestarëve të komunitetit sërb për të shprehur lirshëm identitetin e tyre kombëtar, kulturor e fetar.

Në veçanti, thonë, është shqetësuese ajo çka është përsëritur për vite me radhë, pavarësisht thirrjeve nga ambasadat e vendeve të Pesëshes dhe misionet ndërkombëtare për respektimin e të drejtat kushtetuese të të gjitha komuniteteve për përdorimin e simboleve.

"Shprehim shqetësimin dhe për rastin e keqtrajtimeve të pretenduara fizike e psikologjike nga disa pjestarë të policisë dhe kërkojmë që këto pretendime të hetohen nga Inspektorati i Policisë së Kosovës", thuhet në deklaratë.

Kujtojnë se e drejta për ruajtjen dhe shprehjen publikisht të identitetin garantohet nga nenet 24 dhe 58 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe nga nenet 9, 10 dhe 14 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe nenet 18, 19, 26 dhe 27 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike.

Organizatat joqeveritare theksojnë se të gjithë personave të ndaluar më 28 qershor u janë marrë dokumentet personale, të cilat nuk u janë kthyer deri në dhënien e vendimit, ndonëse gjykata urdhëroi kthimin e tyre.

"Shtetasve të huaj u është urdhëruar të paguajnë menjëherë gjobat që t’u kthehen dokumentet e tyre dhe t'u mundësohet largimi nga Kosova ndonëse vendimi nuk ishte i shkallës së parë, çka i pamundësoi të ushtronin të drejtën e tyre për ankim", thuhet në deklaratë.

Veç kësaj, bëhet e ditur se sipas informacionit të disponueshëm publikisht, pasi të pandehurit u deklaruan të pafajshëm, nuk u zhvilluan procedura provash, nuk u dëgjuan të pandehurit, oficerët e policisë apo dëshmitarët e tjerë, por gjykata në seancën e radhës menjëherë vendosi gjoba në shumën prej 700 eurosh.

Thonë se sjellje e tillë paraqet mohim të së drejtës për mbrojtje dhe mjeti efektiv ligjor.

Veç kësaj shtojnë se nuk është ndërmarrë individualizimi i përgjegjësisë, sepse vendimi bazohet në përshkrime të përgjithshme të sjelljes pa përcaktuar veprimet specifike të secilit nga të pandehurve.

"Besojmë se kualifikimi i sjelljes në kontekstin e këndimit 'Kosovë-Sërbi' dhe ngritjes së tre gishtave nuk është në përputhje me qëndrimin e Gjykatës së Lartë të Kosovës, e cila, duke i’u referuar praktikës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mori qëndrimin se liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur pikëpamjet personale për sa kohë që nuk përfshin nxitje për dhunë", thuhet në deklaratë.

Spegohet se me këtë rast vihen në diskutim të drejtat nga nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës së Kosovës, neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 14 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile e Politike.

“Si organizata që merren me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, u bëjmë thirrje institucioneve kompetente, autoriteteve gjyqësore, institucioneve të pavarura të të drejtave të njeriut dhe misioneve ndërkombëtare që të shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimeve të policisë dhe gjykatave dhe të sigurojnë mbrojtje të barabartë të të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa diskriminim bazuar në përkatësi kombëtare ose fetare”, konkludohet në deklaratën e grupit të organizatave joqeveritare.