Gudzhiq: Në Prizren ka trashëgimi kulturore serbe, osmane dhe bizantine

 Aleksandar Gudžić
Burim: Kosovo Online

Qeveria e Kosovës, sipas kryeministrit Albin Kurti, është duke e përgatitur qendrën historike të Prizrenit për nominim në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe me këtë rast historiani Aleksandar Gudzhiq thotë për Kosovo online se në Prizren ka trashëgimi kulturore serbe, osmane dhe bizantine apo greke, ndërsa për të Kosovës, apo trashëgiminisë kulturore shqiptare, nuk mund të flitet.

“Përveç nëse objektet moderne që po ndërtohen sot në Prizren nuk i shpallim kryevepra të trashëgimisë botërore dhe nuk i regjistrojmë në UNESCO”, shton Gudzhiq.

Në njoftimin e Kurtit, ai sheh dëshirën e Prishtinës për t'u anëtarësuar në UNESCO, prandaj, thuhet, insiston që një pjesë e “trashëgimisë së Kosovës” të futet në UNESCO.

"Xhamia Bajrakli dhe Xhamia e Sinan Pashës në Prizren janë pjesë e trashëgimisë kulturore osmane, ndërsa kishat dhe manastiret - Seminari Teologjik i Prizrenit, Kryeengjëjt e Shenjtë, Virgjëresha e Ljevishkës - janë pjesë e trashëgimisë kulturore serbe. Në Bajrakli Xhamin në Prizren u bë një takim i liderëve të shquar shqiptarë dhe aty është shpall Lidhja e Prizrenit  që ka rëndësi kombëtare për shqiptarët e Kosovës, por nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, por e trashëgimisë kulturore osmane”, thekson Gudzhiq.

Deklaratën e Kurtit bashkëbiseduesi ynë më shumë e percepton si provokim, se sa është reale që njoftimi i Kurtit të realizohet.

"Por ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në një moment sepse jetojmë në një kohë të çmendur ku gjithçka është e mundur, duke përfshirë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe trashëgiminë kulturore serbe brenda natës duke u bërë shqiptare. Kush mund ta merrte me mend në vitin 1945, pas fitores ndaj fashizmit dhe nazizmit, i njëjti fashizëm dhe nazizëm do të ringjallen në Ukrainë. Pra, ne jetojmë në një kohë të çmendur në të cilën gjithçka është e mundur", thotë Gudzhiq.