Gujon: Vuçiq në KB paraqiti argumente preçize, ajo çfarë tha do të ndryshojë shunë rreth kësaj

Savet bezbednosti Ujedinjenih nacija
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë Arno Gujon vlerëson se presidenti Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të KB paraqiti argumente preçize dhe se ajo çka tha mund të ndryshojë shumë rreth kësaj në nivelin ndërkombëtar.

"Nuk foli emotivisht veçse tregoi se çfarë në të vërtetë ndodh në Kosovë. Përdori terminologjinë e drejtë si ajo që sërbët përjetojnë persekutim që shkaktohen në mospërmbushjen e kushteve për jetë, çka shkakton dëm për egzistencën e tyre” ka thënë Gujon për TV Prva.

Shtoi se ndoshta pikërisht falë asaj terminologjie, diplomacia sërbe do të operojë në drejtime të ndryshe gjatë periudhën së ardhshme.

“Duhet të vështrojmë se çfarë dhe si tha Vuçiq, sepse ajo që tha ishte historike dhe do të ndryshojë shumë gjëra në nivel ndërkombëtar”, tha Gujon.

Ky i fundit tha se dhe pamja që i shkoi botës-është imazhi se Sërbia është mbi të gjitha është vend serioz-çka Kosova nuk është.

“E pamë Kurtin që në një realitet imagjinar, në realitet paralel foli se ndaj shqiptarëve një shekull e gjysmë është ushtruar genocid, pa argumente pasi kjo nuk është e vërtetë. Kjo është shprehje e realitetit të tyre paralel që krijuan. Nëse ka pasur genocid ndaj shqiptarëve, si atëherë nga një komb i vogël u bë më shumë se 90% e popullsisë në Kosovë e Metohi” tha Gujon.

Diplomati Zoran Millivojeviq tha se kjo është hera e parë që nga hapja e çështjes së Kosovës, që ka pasur seancë urgjente me kërkesë të Sërbisë, bazuar në Kartën e KB dhe Rezolutën 1244 të KS të KB me konfirmimin e dy gjërave-se K&M janë ende pjesë e Sërbisë, objekt dhe detyrim i KB dhe KS të KB dhe që situata në Kosovë të diskutohet në funksion të mbrojtjes së interesave të Sërbisë dhe sërbëve.

“Nuk jemi as të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj seance dhe se çfarë do të thotë t’a kthejmë këtë çështje në vendin që i takon. Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet dhe kjo duhet të jetë çështje e të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht atyre që dy ditë para kësaj, u betuan në parlament”, tha Millivojeviq, me vërejtjen se në këtë moment një pjesë e opozitës kërkonte në vend tjetër ndërkombëtarizimin e një çështjeje rreptësisht të brendshme.

Millivojeviq tha dhe se është kyçe që seanca e Këshillit të Sigurimit u thirr me kërkesë të Sërbisë, si anëtare me të drejta të plota në KB pjesë e së cilës është edhe Kosova.

“U paraqitën argumente se sërbët, paqja dhe siguria janë të rrezikshme në Kosovë, se faktorët ndërkombëtarë që duhet të kujdesen për të, nuk po bëjnë punën e tyre dhe se situata nuk është e mirë dhe se egzistojnë të gjitha arsyet për ndryshimin e sjelljes si të Prishtinës dhe të faktorit ndërkombëtar. Të gjitha këto elemente i japin seancës një rëndësi të veçantë”, tha Millivojeviq.

Ky i fundit konstatoi se askush gjatë seancës nuk e kontestoi se fajtore për këtë gjendje është Prishtina, e cila përmes masave dhe aksioneve shkakton pasoja që të çojnë deri në rrezikimin e sërbëve, paqes dhe sigurisë.