Guxhiq: Policia Kosovare na ka keqtrajtuar për bluzat me mbishkrimin “Hajde o bir bëj kryqin dhe thuaj Krishti u lind”
Policia kosovare ka keqtrajtuar sot në hyrje të Graçanicës një grup sërbësh prej Dobrotinës ku po kthehej nga prerja e pemës së Krishtlindjes. Goran Guxhiq thotë për Kosovo onlajn se atë e keqtrajtoi policia për mbishkrimin në bluzën e tij “Hajde o bir, bëj kryqin dhe thuaj Krishti u lind” dhe theksoi se fjala është për provokim të pastër.
Sipas fjalëve të Guxhiqit, policët shqiptarë nga stacioni në Graçanicë në fillim u’a hoqën bluzat me motive kishtare e më pas u’a kthyen.
“Kur u kthyem pas prerjes së pemës së Krishtlindjes për nga drejtimi i liqenit të Graçanicës, para hyrjes në Graçanicë, na ndaloi policia kosovare. Na kanë mbajtur gati gjysmë ore dhe n’a detyronin që të hiqnim bluzat me shenjën `Krishti u lind`. Gjysmë ore pas kësaj, na kthyen dokumentet dhe na lanë që të iknim nëpër shtëpi”, ka theksuar Guxhiq.
Ky i fundit thekson se nuk kishte asgjë fyese për të provokuar policinë
“Ky ishte provokim i pastër në festën e sotme. Në rregull nëse do të ishte diçka fyese, por asgjë nuk ishte simbole fyese. Vetëm për këtë që ishte shkruar `Krishti u lind` dhe pamja me kishën e Shënjt Savës në bluzë”, tha ai.
0 komentet