Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Thirrja për shembjen e Kishës së Shpëtimtarit Krisht paraqet shprehje e urrejtjes
Arqipeshkvia rashko-prizrenase ka shprehur shqetësimin më të thellë dhe dënoi thirrjen e avokatit Tom Gashi për shembjen e Kishës së Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë.
Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase bën të ditur se deklarata e Gashit "nuk është vetëm opinion rreth zhvillimit urban, por paraqet thirrje direkte për shkatërrimin e objektit fetar dhe si e tillë, paraqet formën më të rëndë të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së intolerancës kundër KOS si bashkësi fetare historike dhe trashëgimisë së saj shpirtërore dhe kulturore në Kosovë e Metohi".
"Kisha e Shpëtimtarit Krisht në qendër të Prishtines është kishë kuvendore e KOS, ndërtimi i së cilës nisi në vitet ’90 të shekullit të kaluar dhe u ndërpre nga konflikti i armatosur në vitin 1999. Qysh atëherë, ky vend i shenjtë është bërë një nga ndërtesat fetare më të sulmuara shpesh në Europë. Fill pas luftës, u tentua për shembjen e saj me eksplozivë, çka për fat nuk mundën. Pas kësaj, kisha u dogj shumë herë, u përdhos, u shkruajt me grafit dhe u keqpërdor vazhdimisht si tualet publik ose vend për regjistrimin e muzikës së papërshtatshme. Meshat shumë herë u ndaluan apo u penguan nga ana e autoriteteve, ndërsa kleri dhe besimtarët në shumë raste u penguan të shërbenin lirisht liturgjinë e shenjtë madje edhe në festat e mëdha e pavarësisht nevojës egzistuese baritore", shkruhet në deklaratën e Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase.
Në njoftim thuhet më tej se Arqipeshkvia në deklaratat e saj të hershme ka theksuar se Kisha e Shpëtimtarit Krisht dhe trualli në të cilën ndodhet, është regjistruar si pronë e KOS në regjistrat kadastralë.
"Nuk egziston asnjë vendim gjyqësor që do të anulonte të drejtat pronësore të kishës, as një vendim që do t’a shpallte kishën ndërtesë pa leje. Përkundrazi, egzistojnë vendime gjyqësore që e njohin KOS si përdoruesin ligjor të këtij ambjenti deri në përfundim të të gjitha procedurave. Në këtë dritë, pretendimi se kisha ndodhet "në truallin e huaj" jo që nuk është i vërtetë, por dhe i rrezikshëm, pasi shërben si justifikim moral për thirrje prishjeje dhe për pasojë legjitimon idenë se një bashkësie fetare mund t'i mohohet e drejta për meshë përmes shkatërrimit fizik të vendit të tyre të shenjtë".
Më tej theksohet thirrja e zotit Gashi për shembjen e kishës, nuk është rast i izoluar dhe përjashtim, por një shprehje e atmosferës së fanatizmit etnik që egziston në një pjesë të publikut kosovar dhe në shumë media.
"Gjatë viteve të kaluara, figura të caktuara publike, përfshirë disa historianë dhe komentatorë, folën haptazi për shkatërrimin e Kishës së Shpëtimtarit Krisht apo "ripërdorimin" e saj, duke e paraqitur atë si objekt "të dhunshëm" apo "ilegjitim" dhe duke sfiduar statusin e saj si vend për shërbesa fetare. Këto thirrje të përsëritura publike u shoqëruan dhe u inkurajuan nga sulme konkrete, përdhosje dhe pengesa institucionale. Deklarata më e fundit e zotit Gashi përfaqëson, radikalizim të mëtejshëm të narrativës së gjatë që mohon legjitimitetin e pranisë së Kishës Ortodokse Sërbe në qendër të Prishtinës. Ky model i fjalimit publik konfirmon plotësisht gjetjet e raportit të fundit mbi monitorimin e gjuhës së urrejtjes në hapësirën mediatike në Kosovë e Metohi për periudhën prill-qershor 2025, i cili u përgatit nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e KB. Ky raport dokumenton se retorika me ngjyra etnike dhe fetare në mediat shqipe e sërbe, përdoret rregullisht për të normalizuar narrativat përjashtuese, demonizimin e komunitetet dhe për të paraqitur grupe të caktuara si pengesë për "interesat e shumicës". Tregon se megjithëse thirrjet direkte për dhunë janë relativisht të rralla, gjuha e ngarkuar emocionalisht, përgjithësimet historike dhe akuzat ndaj identitetit etnik e fetar, kanë ndikim të përhapur dhe shkatërrues në dialogun demokratik dhe kohezionin shoqëror. Raporti veçon kategoritë e "veprimeve negative", "retorikës ekskluzive" dhe "demonizimit ose dehumanizimit", si forma të të folurit që shkojnë përtej kritikës legjitime dhe synojnë të portretizojnë një komunitet si të paligjshëm dhe të padëshirueshëm në hapësirën publike", tha Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase.
Thirrja e Gashit që kisha duhet të shembet nuk është retorikë e padëmshme
"Kërkesa e zotit Gashi që kisha e shenjtë ortodokse në ndërtim e sipër "duhet të shembet", nën pretendimin se ai është produkt i supozuar i "pushtimit" dhe se pas “çlirimit” nuk ka të drejtë të mbijetojë, paraqet shembull shkollor i retorikës së tillë ekskluzive. Fjalim i tillë përcjell mesazh që sipas kësaj logjike, në Prishtinë me të vërtetë nuk ka vend për simbol të dukshëm të egzistencës së komunitetit ortodoks sërb dhe se vetë egzistenca e kësaj kishe përfaqëson "padrejtësi" që duhet të "korrigjohet" me heqjen e saj. Në kontekstin e ndjeshëm postkonfliktual të Kosovës e Metohisë, ku prej vitit 1999 u shembën apo u dëmtuan më shumë se 150 kisha e manastire ortodokse sërbe dhe ku dhjetëra mijëra sërbë u dëbuan prej shtëpive të tyre, thirrje të tilla nuk mund të vëzhgohen si retorikë e padëmshme dhe të injorohen. Përkundrazi, ato kontribuojnë direkt në klimën në të cilën sulmet e reja ndaj objekteve fetare, janë gjithnjë e më të sigurta dhe më lehtë "të justifikueshme", thuhet në njoftim.
Deklarata në kundërshtim me garancitë themelore të lirisë së besimit
Nga pikëpamja e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, deklarata të tilla janë në kundërshtim të hapur me garancitë themelore të lirisë së besimit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe parimit të mosdiskriminimit. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe instrumentet e UNESKO për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, i detyrojnë autoritetet politike të mbrojnë ndërtesat fetare dhe të mos tolerojnë asnjë nxitje që mund të çojë deri në shkatërrimin e tyre. Dhe vetë korniza ligjore e institucionale në Kosovë përfshirë kompetencat e Avokatit të Popullit, Komisionit të Pavarur të Medias, Këshillit të Shtypit të Kosovës dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë, u krijua formalisht me qëllim parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Megjithatë, thirrjet e përsëritura publike për prishjen e Kishës së Shpëtimtarit Krisht të shprehura tashmë nga një avokat i angazhuar publikisht, tregojnë se sa i thellë mbetet hendeku mes detyrimeve normative dhe praktikës së vërtetë.
Apel institucioneve në Kosovë
Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase rjedhimisht u përcjell apel të fortë institucioneve në Kosovë, shoqatave profesionale të avokatëve, organizatave të shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të shprehen pa mëdyshje dhe me përgjegjësi në lidhje me këtë formë të fundit të gjuhës së urrejtjes. Heshtja përballë deklaratave të tilla do të kuptohej si miratim i heshtur dhe do të rrezikonte më tej jo vetëm Kishën e Shpëtimtarit Krisht, por edhe vetë parimin se të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë e Metohi kanë të drejtë për mbrojtje, respekt dhe siguri të barabartë. Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase thekson se Kisha e Shpëtimtarit Krisht në Prishtinë, si pronë e regjistruar dhe vend i shenjtëruar për shërbesa fetare e KOS, duhet të mbrohet nga çdo tentativë për shembje apo plaçkitjeje dhe se liritë fetare të klerit dhe popullit të saj besimtar, si dhe ruajtja e mbarë trashëgimisë ortodokse sërbe në Kosovë e Metohi, duhet të garantohen padyshim dhe efektivisht në ligj dhe praktikë, thuhet në fund të deklaratës së Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase.
0 komentet