Hill: BKS çështje kyçe, SHBA po inkurajon formimin e saj

Beograd_240329_Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i SHBA Kristofer Hil ka thënë mbrëmjen e sotme se çështja e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe është “absolutisht thelbësore” në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës dhe shtoi se SHBA dhe BE rreth kësaj çështjeje kanë patur të njëjtin qëndrim.

I pyetur nëse, duke pasur parasysh dialogun strategjik SHBA-Sërbi dhe finalizimin e afërt të negociatave të ngjashme me Kosovën, këto dy procese paralele do të sjellin etapë të re në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Hill tha për Kurir TV se nuk e di nëse kjo do të jetë e lidhur, ashtu sikurse nuk e di sesi do të duket ai dialogu i SHBA me Kosovën, por e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë në procesin e dialogut në Bruksel, të cilën e ndërmjetëson BE.

“Nuk mund të flas rreth kësaj se çfarë do të bëhet në Kosovë, por e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë në BE, në dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë. Si do të arrijnë Kosova dhe Sërbia në ndonjë fazë të normalizimit dhe si do t’a dijë komuniteti sërb në Kosovë që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë marrëdhënie, se si do të jetë e ardhmja e tij. Elementi kyç i kësaj dhe i çdo dialogu me Kosovën, duhet të jetë çështja e BKS. Kjo është absolutisht thelbësore dhe partnerët tanë nga BE kanë të njëjtin qëndrim" tha Hill.

Ky i fundit shtoi se po vjen periudhë e diplomacisë shumë dinamike, si në lidhje me dialogun e Sërbisë me SHBA, ashtu edhe në raport me dialogun e Brukselit.

"Do të jetë një kohë shumë dinamike," vuri në dukje ambasadori amerikan.

Pyetjes se kur “do të bjerë çelësi në duart e sërbëve”, pra kur do të formohet BKS, Hill tha se do të donte që këtë të mund t’a parashikonte, ashtu sikurse kjo duhej të kishte ndodhur 10 vjet më parë.

“Por rreth kësaj flasim sot, sepse nuk ndodhi. E rëndësishme është të thuhet se ajo nevojitet të formohet. SHBA do të vazhdojë të zotohet për këtë, në kontekstin e formimit të BKS dhe kjo logjikë vazhdon dhe do të na çojë tek marrëveshja" tha Hill.

Kur është fjala për pozitën e sërbëve në Kosovë, tha se më mirë do të fliste për atë se për çfarë do të duhej të zotohej Sërbia në emër të sërbëve në Kosovë.

“Populli sërb në Kosovë duhet të ketë vizion të qartë rreth të ardhmes. Ata duhet t’a dinë se pensionistët që janë në sistemin e pensioneve sërbe mund të marrin pensione, të dinë se në cilat spitale mund të shkojnë, në cilat shkolla mund të shkojnë fëmijët e tyre... Të gjitha këto çështje janë të përfshira tek BKS" vuri në dukje ambasadori.

Ai shtoi se “problemet flasin vetë”, duke theksuar se komuniteti sërb po përballet me probleme të tmerrshme.

“Na duhet t’u sigurojmë që ata të kenë të ardhme të ndritur, që të ndryshojnë disa gjëra që po ndodhin dhe që kanë ndodhur në vitet e mëparshme” nënvizoi Hill.

Theksoi se dialogu strategjik mes Sërbisë dhe SHBA, përfshin dhe çështjen energjitike, por edhe të tjera, sikurse siguria e Sërbisë, shitja e pajisjeve ushtarake. Do të ketë kontakte mes subjekteve ekonomiste pasi SHBA është partneri i madh i Sërbisë.

"Dialogu strategjik ofron bazë të gjerë për marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe në vend që të flasim për çështje individuale, këtë e vendosim në platformë të gjerë. E rëndësishme është sesi të ecim përpara me marrëdhëniet, se egziston interes i vazhdueshëm i administratës amerikane për këtë, në mënyrë që ky dialog të jetë diçka që përfshin të gjitha administratat dhe autoritetet në Sërbi”, tha Hill.

Ky i fundit nënvizoi se dialogu strategjik do të udhëhiqet nën mirëkuptim dhe respekt reciprok me dëshirën që të dy vendet të jenë të afërta.

“Më inkurajon sepse ka dalë tani, në fillim të këtij viti të rëndësishëm" tha Hill.

Ambasadori theksoi se Sërbia është e rëndësishme për stabilitetin rajonal, si dhe në planin e gjerë në Europë.

"Sërbia mund të sjellë shumë më shumë se kaq në BE kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me SHBA. Dëshirojmë marrëdhënie të afërt dhe më produktive me Sërbinë, në atë çka unë kam punuar dhe nuk dyshoj se do të vazhdojë" tha Hill.

Duke folur për sanksionet ndaj NIS, Hill përsëriti se SHBA nuk ka ndërmend të dëmtojë ekonominë sërbe, as të ndikojë në furnizimin me benzinë ​​për qytetarët e Sërbisë, por përkundrazi është e drejtuar ndaj pronësisë së paketës maxhoritare të kompanisë që zotërohet nga Rusia e cila sjell përfitime të shumta për Moskën. që ndihmoi në luftën kundër Ukrainës.

Sipas fjalëve të tij, vendimi i SHBA u mor sepse thjesht nuk duan të bashkëpunojnë me NIS derisa të ketë ndryshim në strukturën pronësore, pra derisa të bëhet kompani sërbe e jo ruse.

"Punojmë në themel dhe me kujdes në të, me respekt për autoritetet sërbe, që në këtë transformim pronësor të mos dëmtojmë ekonominë sërbe dhe as qytetarët" tha Hill.

E vërteta është se egziston afat që i është dhënë Sërbisë për transformimin pronësor, por thekson se është më e rëndësishme që Sërbia të bëjë plan të mirë.

“Nuk dëshiroj të spekuloj se çfarë do të ndodhë brenda atij afati, por mendoj se Ministria e Financave të SHBA interesohet për plan të suksesshëm, e jo ​​për vetë afatin, në mënyrë që transformimi të kryhet në kohën e duhur, në mënyrë që Rusia të mos mund të fitojë nga NIS” tha Hill.

Duke mos dashur, sikurse thotë, të flasë në emër të Sërbisë, ambasadori tha se Sërbia është në pozitë më të mirë për të qenë pronare maxhoritare të pronës së vet sepse ka pasuri të vlefshme tek NIS, që duhet të punojnë në përfitim të qytetarëve të Sërbisë.

“Ka shumë çështje në sektorin energjitik i cili vazhdimisht ndryshon dhe zhvillohet. NIS do të përfitojë nga ndryshimi i strukturës pronësore. Pres që Sërbia të bëjë plan të mirë dhe të jetë në gjendje të mirë kur të jetë sërish pronare e NIS" tha Hill.

Duke folur rreth marrëveshjes mes Sërbisë dhe SHBA në fushën e energjetikës, ambasadori tha se dëshira e SHBA është të ndihmojë Sërbinë që të përshtatet me risitë në sektorin e energjisë tek energjia e pastër.

Ai tha se do të ketë investime të mëdha amerikane në sektorin e energjisë diellore.

"Këto janë projekte të mëdha që janë të shtrenjta, por kanë implikime afatgjata. Ndaj është e rëndësishme të kemi atë marrëveshje ombrellë energjitike. Dëshirojmë të ndihmojmë Sërbinë të rikthejë sovranitetin energjitik, që t’a marrë vetë dhe se mundet t’a bëjë” tha ambasadori Hill.