Hill: BKS do të jetë në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, dizenjimi i saktë do të definohet përmes negociatave

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori amerikan në Sërbi Kristofer Hill ka thënë sot se Bashkësia e Komunave Sërbe do të formohet në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, si dhe dizenjimin e saktë dy palët duhet t’a definojnë përmes negociatave” transmeton Politika.

Hill në TV Pink ka thënë se Bashkësia e Komuave Sërbe është pjesë e dialogut të Brukselit prej vitit 2013 dhe duhet të formohet që komuniteti sërb mbi të gjitha ai në Mitrovicën e Veriut, të mund të shikojë tek ajo të ardhmen e vet.

“Mendoj se aktualisht po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet europiane”, tha Hill.

I pyetur se cili është afati përfundimtar për formimin e BKS dhe nëse është periudha para apo pas zgjedhjeve vendore në katër komunat në veri të Kosovës, Hill tha se “nuk mund të flasë për afate kaq të shkurtëra” dhe shtoi se i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar "foli për disa afate afatgjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023".

Megjithatë Hill beson se duhet të tentohet të ecet më shpejt dhe të sigurojë respektimin e interesave të komunitetit sërb në Kosovë.

Negociatat në Ohër më 18 mars, kur presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti arritën marrëveshjen verbale për implementimin e aneksit të marrëveshjes drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, Hill i vlerësoi si shumë të suksesshme.  

"Mendoj se kanë bërë përparim. Do të doja të shikoja disa gjëra më konkrete, por mendoj se po shkojmë qartësisht drejt zbatimit të këtij proces-dialogut. Duhet ende shumë për të bërë, veçanërisht në artikulimin e asaj që BKS do të duket, kjo është një çështje kyçe" shtoi Hill. Ky i fundit tha se po bisedohet për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit dhe shtoi se do të jetë një mundësi për të sqaruar disa gjëra.

Me rastin e marrëveshjes në Ohër ku aneksi implementues i saj ngelet i detyrueshëm si pjesë e rrugës europiane për të dy palët, Hill tha se dhe Sërbia duhet të vendosë çështjen e Kosovës në kontekstin e aspiratave të veta për anëtarësim të shpejtë në BE.

Hill nënvizoi se për SHBA, në Ballkanin Perëndimor më të rëndësishme janë marrëdhënie të mira mes shteteve dhe shtoi se për këtë, Uashingtoni mbështet fort iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si dhe të gjitha iniciatovat e tjera rajonale, transmeton Beta.

"Nevojiten të jenë sa më shumë iniciativa rajonale me qëllim që të krijohen modele më të mira bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe çështja e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, është pjesë e procesit të integrimit rajonal” ka thënë Hill.