Hill: SHBA dhe Sërbia nuk pajtohen rreth Kosovës, por mund të punojnë bashkarisht

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill ka thënë mbrëmjen e sotme se egziston çështje tek të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Sërbia nuk pajtohen por që ka besim se mund të punojnë bashkarisht pavarësisht faktit se kanë këndvështrime të ndryshme rreth disa çështjeve të rëndësishme ashtu sikurse Kosova, transmeton RTV.

Hill në intervistë për TV K1, i’u përgjigj pyetjes se me çfarë argumenti në atë çka Amerika me Turqinë dhe Britaninë e Madhe, investon më shumë në transformimin e FSK në ushtri ndonëse sipas Rezolutës 1244, Kfor është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë, ai tha se SHBA e kanë njohur Kosovën.

"SHBA e kanë marrë vendimin dhe jemi këtu. Pra, shtrohet pyetja, a mundemi ne të punojmë së bashku pavarësisht në atë çka kemi opinione të ndryshme rreth disa çështjeve të rëndësishme, çështje që janë të rëndësishme dhe për ju dhe për ne. Opinioni im është që mundemi të vijojmë të punojmë tek çështjet ndonëse kemi mosmarrëveshje. Nuk jam këtu t’ju them se mundemi rreth gjithçkaje të dakordësohemi, por këtu jam t’u them se do t’ju dëgjojmë shumë. Po tentojmë të kuptojmë situatën për të shkuar përpara", theksoi Hill.

Në konstatimin se Sërbisë nuk i ka thënë askush se Rezoluta 1244 nuk është në fuqi, por që ajo nuk respektohet dhe se Amerika, e cila zotohet për shtetin e së drejtës, bën diçka jashtë asaj rezolute, Hill u përgjigj se nuk mund të diskutojë përsëri të kaluarën, por ajo çka mund të bëjë, është të shikojë se ku jemi sot dhe të shikojë nëse ka hapësirë të punojmë më shumë së bashku.

"Dhe mendoj se ka, ndonëse kemi disa mosmarrëveshje”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas fjalëve të tij, askush nuk është i lumtur me zhvillimet e ngjarjeve të vitit 1999, por ato kanë ndodhur e pastaj erdhëm në situatën e 10 viteve më pas kur shikohet se si kanë qenë zgjedhjet, asnjë nga zgjedhjet nuk kanë qenë të shkëlqyera dhe SHBA kanë bërë zgjedhjen që të njohin Kosovën.

Hill ka shtuar se Sërbia bëri zgjedhje tjetër, por kjo nuk do të thotë se SHBA dhe Sërbia nuk mund të bisedojnë rreth një milionë çështjeve të tjera.

Pyetjes nëse mendon se Prishtinës i kërcënohet siguria prej Sërbisë ashtu sikurse shpesh pretendon kryeministri i institucioneve të përkohshme prishtinase Albin Kurti, Hill ka thënë se nuk dëshiron të flasë rreth asaj se çfarë mendon Kurti, por ka theksuar se SHBA dëshiron të jetë e sigurtë që të ketë mirëkuptim të qartë me Sërbinë rreth asaj çka tentohet të arrihet përmes bisedimeve.

"Qëndrimi ynë është që Sërbia këto bisedime i ka kuptuar seriozisht. Ky është proces diplomatik. Diplomaci nënkupton bisedime. Bisedimet zgjasin shumë. Kuptoj frustrimin e njerëzve rreth kësaj çështjeje por ne jemi të përkushtuar", ka thënë Hill.

Ky i fundit theksoi se SHBA tentojnë të ndihmojnë këtë situatë që rajoni të bëhet i mirë e i sigurtë dhe të bëjë që situata në Ballkan të jetë më e mirë sesa ç’ka qenë në të shkuarën.

Ai shtoi se nuk mundet të premtojë asnjë çudi dhe as të ndryshojë opinionin e njerëzve të tjerë rreth kësaj, por mund të premtojë se SHBA është serioze në atë që tenton të zgjidhë këtë çështje dhe serioze në lidhje me procesin që të çon drejt raporteve të mira mes SHBA dhe Sërbisë.

Duke i’u përgjigjur pyetjes rreth fjalimit të presidentit Vuçiq në AP të KB dhe nëse do që “më shumë” të dëgjojë kritika ndaj tij, Hill ka thënë se e pa atë fjalim dhe në kohën e komunikimeve moderne, nuk egziston fjalim vetëm tek një publik.

"Kuptoj se në Sërbi egzistojnë frustrime si pasojë e ngjarjeve të dekadave të mëparshme, madje dhe shekujve, por mendoj se Sërbia duhet të kuptojë se disa njerëz këtë e kuptojnë, ndërsa të tjerët jo", ka thënë Hill.

Sikurse shtoi, kurrë mos i’u drejtoni vetëm publikut sërb, por dhe publikut që nuk është i njohur me Sërbinë.

Ai tha se dhe tentoi të kuptonte dhe se ka të dhëna tek të cilat bazohet opinioni ndërsa shumë njerëz këtë nuk e kanë.

"Kur shikon kompleksitetin e Ballkanit të sotëm, është e barabartë me kompleksitetin e para 25 viteve, por bota nuk është e fokusuar tek kjo. Bota ka probleme të tmerrshme në Lindjen e Mesme, problem të tmerrshëm me agresionin rus kundër Ukrainës, egziston problem shumë i madh ekonomik në mbarë botën", tha Hill dhe shtoi se jo të gjithë ndalojnë dhe dëgjojnë për gjithçka se çfarë po ndodh në Ballkan.

"Ne që jemi stacionuar këtu, ne që jemi ngarkuar të punojmë me këto çështje, duhet t’i kuptojmë dhe unë kam kaluar mjaft kohë duke tentuar t’i kuptoj gjërat", ka thënë Hill.

Ky i fundit tha se është e qartë se ku dëshiron Sërbia të shkojë-të jetë e afërt me shtetet e Perëndimit dhe pjesë e ekonomisë moderne, si dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian, do ndihmohet nga SHBA.

Kuptoj padurimin e qytetarëve, por mendoj se ja vlen të presin dhe të bëjnë atë çka kërkohet për t’u anëtarësuar.

"Do të doja që të mos donit të prisnit, por mendoj se është me të vërtetë e leverdisshme dhe vlen të bëhet ajo çka ata kërkojnë prej jush sesi t’i bashkoheni. Dhe nuk mendoj se do të pendoheni ndonjëherë për këtë. Po të isha sërb, do të isha mjaft i paduruar. Shkoni në drejtimin e duhur. Do të dëshiroja të vazhdoni më tej dhe të arrini aty", ka thënë Hill pyetjes rreth asaj që Sërbia prej kohësh duhej të ishte në BE dhe se ndjehet si dikush që pa shumë arsye lihet në pritje.

Ai tha se nëse Sërbia aspiron t’i bashkohet BE, duhet të kuptojë se egzistojnë disa gjëra që europianët kërkojnë, si sundimi i ligjit apo media e pavarur.

Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse problemi më i madh i Sërbisë është neutraliteti dhe si e përjetojnë SHBA, Sërbinë, Hill tha se nuk e shikon Sërbinë si vend neutral, se ka bërë zgjedhje civilizuese dhe se është në Europë.

"Ju pëlqen apo jo, jeni në Europë", ka theksuar Hill dhe shtoi se Sërbia përveç kësaj ka lidhje dhe me vendet e Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe për të kjo është e rëndësishme.

Ai tha dhe se SHBA nuk i flet Sërbisë se çfarë duhet të bëjë pasi kjo është çështje zgjedhjeje duke shtuar se këtë e kupton pasi dhe SHBA nuk dëgjon shtetet kur i thuhet se çfarë të bëjë.

"Mendoj se është jo pak e qartë se ku do të shkojë Sërbia. Ajo dëshiron të shkojë me ekonomitë moderne. Ajo dëshiron të jetë afër shteteve të Perëndimit. Por mendoj se Sërbia nuk dëshiron që t’i thuhet se me kë mund të bisedojë. Edhe nëse Sërbia dëshiron që të ketë vizitorë nga India apo nga kushdo e ngado, kjo është punë e Sërbisë", ka thënë Hill.

Sipas fjalëve të tij, SHBA deri diku tenton të formojë mjedis në të cilin Sërbia do të shikojë se ku dëshiron të shkojë, por "në fund është zgjedhja e sërbëve".

Pyetjes nëse në deklaratat e tij tregon se Sërbia duhet të distancohet nga Rusia, Hill thotë se Sërbia duhet t’a bëjë këtë, sepse në botë ka pak shtete që po i afrohen Rusisë.

"Ndoshta mund të flasim për Bjellorusinë, ndonëse tashmë janë shumë afër. Mund të flasim rreth Koresë së Veriut ...Kështu që mendoj se mund të shikoni se ku të çon ky drejtim” tha Hill.

Ky i fundit vlerësoi se në vend që të flitet rreth asaj se nga kush duhet të distancohet Sërbia, duhet parë se në cilin drejtim po shkon, duke shtuar se kjo tregohet dhe nga numri i jashtëzakonshëm i vizitave.

"Mendoj se është e rëndësishme që çdo diplomat i huaj të kuptojë se Sërbia do të zgjedhë miqtë" tha Hill dhe shtoi se ata nuk dëshirojnë t'i thonë Sërbisë se me kë mund dhe nuk mund të bisedojë.

Duke folur rreth marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA, Hill tha se dëshiron marrëdhënie të mira me Sërbinë, pra që Uashingtoni ka pritshmëri të caktuara, sikurse Sërbia ka pritshmëri të caktuara nga SHBA por që mund të punojnë së bashku.

"Me Sërbinë nuk është kaq e vështirë, pasi mendoj se kemi vizion të përbashkët se çfarë do të donim të shikojmë në këtë botë. Dhe dëshirojmë të shikojmë më shumë respekt ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa ne sigurisht që dëshirojmë të shikojmë paqe e siguri në këto vise por dhe në mbarë botën", ka thënë Hill.

Pyetjes sesi është raporti i tij me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe sa shpesh komunikojnë, Hill thotë se këtë do t’a quante raport të mirë.

"Nëse je ambasador i SHBA në Sërbi, mirë është të jetë marrëdhënie ku kuptoni njëri-tjetrin dhe tentoni të bisedoni rreth problematikave. Duhet të jemi dëgjues të mirë" tha Hill dhe shtoi se nuk është sesa shpesh flasin, por nëse egziston diçka urgjente, duhet të jeni në gjendje të shkoni deri tek udhëheqja e vendit ku jeni akredituar.

"Duhet të jeni në gjendje të keni këtë lloj marrëdhëniesh të tillë dhe duhet të mbani linjat e komunikimit të hapura dhe duhet të jesh i sigurt që kur Uashingtoni dëshiron të dijë diçka, ju jeni në gjendje t’a përcillni atë" tha ai dhe shtoi se është e rëndësishme të shkoni tek njerëzit dhe të bisedoni.

Pyetjes nëse e ardhmja e Sërbisë varet nga zgjedhjet presidenciale në SHBA ashtu sikurse theksohet shpesh në mediat e këtushme, Hill tha se nuk do të flasë rreth procesit të brendshëm politik në SHBA dhe se nuk e shikon se përse njerëzit në Sërbi mund të duan njërin kandidat dhe jo tjetrin, pasi ata nuk votojnë në zgjedhjet e SHBA.