Hill: Llajçak punon për zgjidhje që nuk do të imponohen, dialogu mund të sjellë zhvillime të caktuara

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i SHBA në Sërbi, Kristofer Hill vlerësoi në një intervistë për Blic, se zgjidhjet e imponuara nuk mund të zgjasin shumë, por shtoi se mendon se i dërguari special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, po punon për gjetjen e zgjidhjes për këtë proces i cili nuk do të imponohet, duke theksuar se "Sërbia i bëri detyrat e shtëpisë dhe u mirëpërgatit".

Hill takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, e vlerësoi si të vështirë. 

"Epo, përshtypja ime është se ishte takim i vështirë. Por mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë se ajo që po ndodh me këtë dialog të Brukselit, është se në të vërtetë janë dy sete negociatash. Këto janë negociata mes palës sërbe dhe BE dhe palës kosovare dhe BE. Nuk mora pjesë në negociata, nuk ka pasur as amerikanë aty. Por patjetër në bazë të asaj që kam lexuar, Zhozef Borelli tha se pala sërbe erdhi e mirëpërgatitur dhe në thelb u pajtua me atë çka BE propozoi” tha Hill.

Ky i fundit shtoi se BE ka përgjegjësi të madhe.

“Ata kanë bërë mjaft përpjekje dhe mendoj se SHBA shprehu qëndrim mjaft parimor se do të mbështesim zotin Borelli. Nëse ai është i kënaqur dhe ne do të jemi, nëse ai nuk është i kënaqur dhe ne do të jemi shumë të pakënaqur. Për këtë shpresoj se ky proces mund të vazhdojë. Dhe duke e bërë këtë, Sërbia mund të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit në BE. Këto janë me të vërtetë negociata të vështira, por mendoj se Sërbia i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe është mirëpërgatitur" tha Hill.

Ky i fundit theksoi se beson se dialogu mund të sjellë ende zhvillime.

“Nuk do të thoja se asgjë nuk mund të bëhet përmes dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mendoj se Mirosllav Llajçak po punon me shumë përkushtim në gjetjen e zgjidhjes të cilat nuk do të imponohen. E dini, zgjidhjet që imponohen nuk zgjasin shumë. Dëshironi zgjidhje që do të vijnë natyrshëm. Jam i sigurt se zoti Llajçak po punon tek to. Jam krenar për mbështetjen që SHBA i japin zotit Llajçak. Kam punuar në proceset e paqes dhe e di sa e vështirë është çfarëdo që të bësh, dikush do të zemërohet” ka thënë Hill.

Ky i fundit shtoi se duartroket Llajçakun dhe është i kënaqur që SHBA është përfshirë në proces përmes të dërguarit të posaçëm Gabriel Eskobar.

"Do të dëshiroja që kjo çështje të zgjidhej, e di që është e vështirë për të gjithë. Por mendoj se Sërbia ka të ardhme të ndritur dhe do të doja të fokusohesha tek kjo" tha Hill.

Duke komentuar faktin se Eskobar tha se pret marrëveshje deri në fund të vitit, ambasadori amerikan në Beograd tha se ai nuk e di nëse mund të caktojë afat, por afati i caktuar nga i dërguari special i SHBA duket i “arsyeshëm”. 

Hill i’u referua edhe tek ajo se në cilën udhë Sërbia duhet të shkojë kur bëhet fjalë për zgjedhjen mes Rusisë apo Perëndimit, për të cilat ai ka folur disa herë më herët.

"Drejtimi në të cilin Sërbia do të shkojë, është në vendimarrjen e saj, kjo nuk varet as nga unë, as nga vendi im, por patjetër që kjo nuk është gjë e Rusisë. Por mund të them një gjë për Rusinë dhe kjo është se ajo ka marrë rrugë të tmerrshme dhe nuk e di se ku dhe as nga ku do të dalë. Nevojitet që Sërbia të kuptojë se çfarëdo që ka menduar për Rusinë, kjo e fundit tashmë është ndryshe. Dhe kjo e përforcon pikën se Sërbia duhet të gjejë rrugën e vet" tha Hill.

Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ai tha se askush nuk i pëlqen sanksionet dhe shtoi se do të ishte normale që vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me politikën e unionit.

Duke folur rreth zgjedhjeve në SHBA të cilat do të mbahen vitin e ardhëm dhe mundësinë e ndryshimit të politikës, HIl tha se ai "kurrë nuk përfshihet në gjërat e brendshme të vendeve të tjera, as në vendin e tij".

"Madje as nuk ngatërrohem as në çështjet e brendshme të vendit tim. Është e dukshme, mund t’a kuptoj përse të gjithë në botë janë të shqetësuar për zgjedhjet amerikane, madje deri tek ajo se ndoshta do të dëshironin dhe të votonin në to. Ajo çfarë mund të them, është se në SHBA egziston konsensus në rritje se nevojitet përmirësimi i marrëdhënieve me Sërbinë dhe nevojitet që sërish të jemi miq dhe partnerë. E kam thënë edhe më herët, u’a them edhe juve, me të vërtetë mendoj se logjika e situatës është e tillë që Sërbia duhet të jetë në aleancë, aleancat janë të mira. E dini, nëse ecni të vetëm do të jeni të shpejtë, por do të ecni edhe më tej, nëse ecni në shoqëri. Mendoj se SHBA do të ishte krenare t’a shikojnë Sërbinë sërish si partner në aleancë” ka theksuar Hill.