Llajçak pas takimit me Kurtin: Ai prezantoi qëndrimet e veta, unë të miat

Specijalni izaslanik EU za dijalog Kosova i Srbije Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i BE për dialog mes Kosovës dhe Sërbisë Mirosllav Llajçak, pas takimit 2 orësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ka thënë se situata aktuale nuk është e lehtë.

I pyetur nëse arriti që Kurtin t’a “zbusë paksa”, Llajçak tha: Ai prezantoi qëndrimet e tija, unë paraqita idetë dhe propozimet e mia, takimi ishte i gjatë por shumë i rëndësishëm".

“Kjo nuk është detyrë e lehtë, e as situatë e lehtë. Kishte takime të rëndësishme me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Diskutim i sinqertë dhe i gjatë. Shumë i rëndësishëm. Më duhet të zgjedh fjalët, egziston kuptim të nevojës për të ecur para në lidhje me tre pikat e parashtruara nga BE-de-eskalim, zgjedhje të reja të shpejta dhe kthim në dialogun për normalizim. Mbetet për të vazhduar diskutimet rreth hapave konkrete që do të ndërmerren. Takimi ishte i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë qëndrimet e njëri-tjetrit. U dakordësuam që të vijojmë“ u ka thënë ai gazetarëve.

I pyetur për sanskionet ndaj Kosovës, Llajçak ka thënë se nuk është në kompetencën e tij të komentoj këto masa.

"Është e qartë se BE nuk është e gëzuar që është në pozicion për të ndërmarrë masa“ ka shtuar Llajçak.

Sipas këtij të fundit gati janë edhe sanksionet ndaj Sërbisë nëse bëhet e ditur se Beogradi nuk zbaton kërkesat konform BE.

“BE e ka bërë të qartë se egzistojnë sanksione të gatshme edhe për Sërbinë, ato do të zbatohen nëse kuptohet se Sërbia nuk vepron sipas kërkesave të BE. Ky është vendim i shteteve anëtare. Unë do të jem në Beograd nesër. Dëshira ime është që të mos ketë sanksione ndaj Kosovës e Sërbisë. Dëshira ime është që të mos ketë sanksione dhe të dy palët të vijnë në Bruksel dhe të negociojnë sesi të zbatohen marrëveshjet e arritura në shkurt dhe mars" ka thënë i dërguari i BE.

Llajçak ka thënë se nesër do të jetë në Beograd.