Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohjen e Kosovës nga ana e Sërbisë, por normalizim të marrëdhënieve
Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë, ka thënë ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill.
Ky i fundit në një intervistë për Bujanovcin ka thënë se Sërbia ka përmbushur pjesën më të mirë të kësaj marrëveshjeje, por ajo më e rëndësishmja çfarë ka ngelur është që të gjejnë mënyrë në qasjen e Kosovës tek organizma të ndryshme botërore ndërkombëtare.
Në anën tjetër sikurse u shpreh ambasadori, Sërbia ka të drejtë për Bashkësinë e Komunave Sërbe.
"Në Kosovë BKS e shikojnë si një lloj Republike Sërbe të B&H, por BKS nuk ka asnjë ngjashmëri me Bosnjë-Hercegovinën. Megjithatë çdokush ka të drejtë të ketë mendimin e vet, por jo shtrembërimin e fakteve. Sërbia dhe sërbët në Kosovë më parë kujdesen për arsimin dhe shëndetësinë dhe përmes BKS do të kenë këto të drejta” ka thënë Hill.
Ky i fundit tha se kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është “normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë”.
“Që njerëzit duke kaluar pikat kufitare të mos mendojnë për politikë, por për të rritur cilësinë e jetës së tyre”, theksoi Hill.
Ai theksoi se beson në normalizim pasi “çdo gjë është e mundur nëse njerëzit dëshirojnë të bisedojnë”.
komentet