Hill për shfuqizimin e dinarit në Kosovë: Të shmnangen befasi të tilla të panevojshme dhe veprime të njëanshme
Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill, tha në Sokobanjë se vendimi i Bankës Qendrore në Prishtinë për shfuqizimin e dinarit nga transaksionet e pagesave ishte një surprizë e panevojshme dhe se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke monitoruar dhe analizuar nga afër zhvillimin e situatës, raporton RTS.
Kristofer Hill tha se veprime të tilla të njëanshme duhet të shmangen në këtë fazë të dialogut.
“Në këtë fazë të dialogut që kemi arritur dhe që zoti Lajçak ka arritur, të tilla befasi të panevojshme dhe veprime të njëanshme duhen shmangur. Mendojmë se më e rëndësishmja tani është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, por edhe që Kosovës t'i jepet qasje në institucionet ndërkombëtare. Duhet të fokusohemi në këtë dhe të shmangim temat që nuk janë me interes të përbashkët”, tha Kristofer Hill, ambasador i SHBA-së në Serbi.
Banka Qendrore e Prishtinës ka njoftuar se euro do të jetë e vetmja valutë e lejuar për transaksionet e pagesave me para të gatshme në sistemin e parave të gatshme dhe të pagesave dhe se masa do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti.
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha për RTS se përpjekja për të shfuqizuar transaksionet e pagesave është një nga lëvizjet më të vështira të njëanshme të Kurtit, qëllimi i së cilës është eksodi i popullit serb.
komentet