Hill Pinto për Kosovo onlajn: Çështja e Kosovës zgjidhet në kuadër të KB
Ministri i punëve të jashtme të Venezuelës Ivan Hill Pinto në një deklaratë për Kosovo onlajn ka thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet ekskluzivisht përmes respektimit të normave brenda Kombeve të Bashkuara.
"Ne jemi përherë që probleme të tilla të zgjidhen brenda Kombeve të Bashkuara. Ftojmë të gjitha shtetet të respektojnë të drejtat, të respektojnë rregullat brenda KB. Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet" ka thënë shefi i diplomacisë venezueliane.
Pyetjes nëse qeveria e Venezuelës mbështet propozimin e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq për të mbajtur seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara për situatën aktuale në Kosovë, Pinto ka thënë se egziston Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e cila duhet të respektohet.
"Kemi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mënyra e vetme është respektimi i saj. Por njerëzit e institucioneve kosovare nuk e respektojnë. Po. Kjo është e vetmja zgjidhje" ka thënë Hill Pinto.
Ministri i punëve të jashtme të Venezuelës prej ditës së djeshme ka udhëtuar drejt Sërbisë ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe shefin e diplomacisë sërbe Ivica Daçiq.
Pinto pas takimit me udhëheqjen shtetërore të Sërbisë, ka marrë pjesë në një aktivitetin e titulluar "Klubi për marrëdhënie shoqërore" organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Beogradit nën temën "Politika e jashtme e Republikës së Venezuelës së Bolivarit dhe ndikimi shoqëror i detyrimit të njëanshëm”.
Me këtë rast ministri venezuelas studentëve të fakultetit beogradas, u ka folur për përafërsinë e situatave mes Venezuelës dhe Sërbisë në lidhje me Kosovën, çfarë ndikimi patën sanksionet e SHBA në Venezuelë, si dhe roli i Bashkimit Europian në të.
0 komentet