Hill: Prishtina do t'i vuajë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së
Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, ka thënë sot se Prishtina do t'i vuajë pasojat për shkak se nuk i ka dëgjuar këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin, por se nuk është i njohur me të gjitha detaje, raporton B92.
Ai u tha gazetarëve në Beograd dhe shtoi se duhet të bëhet progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe vazhdimin e dialogut.
"Sekretari ynë i Shtetit, Entoni Blinken, e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti që janë në kundërshtim me të gjitha këshillat që ne kemi dhënë. Dhe Blinken ka thënë se do të ketë pasoja. Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim busull dhe drejtimi i lëvizjes, dhe ky është formimi i BKS-së, normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme të pajtohet rajoni Ballkan dhe të vazhdohet në drejtim të BE-së dhe integrimit euroatlantik”, tha Hill.
Ai shtoi se ditët e mëparshme kanë qenë shumë të vështira në shumë mënyra, dhe se Amerika i vjen keq për të gjitha sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s dhe kjo nuk duhet të ndodhë më.
komentet