Hill: Çështja e serbëve në veri të Kosovës duhet të zgjidhet përmes BKS-së
Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, tha se zgjidhja e çështjeve teknike në politikë nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta, duke thënë se serbët në veri të Kosovës duhet ta kenë të zgjidhur çështjen e BKS-së, transmeton Kossev.
Hill, në një intervistë për Nova S, e ka vlerësuar si një proces shumë të vështirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se të gjithë e kuptojnë se situata është e vështirë, por ka treguar se në anën tjetër është e nevojshme të formohet Bashkësia e Komunat Serbe.
"Ka një vetëdije në mesin e politikëbërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Kosovën, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhet përmes Bashkësisë së Komunave Serbe", tha Hill.
Ai theksoi se me këtë çështje, përveç Evropës, po merren edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj rezultati përfundimtar është BKS.
“Është një çështje me të cilën po merren edhe evropianët edhe SHBA-të, dhe megjithëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do të kemi një Bashkësi të Komunave Serbe”, tha Hill.
Ai pajtohet me qëndrimin e shefit të diplomacisë evropiane, Gjuzepe Borel, në vlerësimin e tij negativ për zgjedhjet e fundit të mbajtura në veri, të cilat u mbajtën me bojkotin e shumicës serbe në këto komuna.
“Nuk besoj se këto zgjedhje mund të kenë një ndikim pozitiv në komunat me shumicë serbe në afat të gjatë dhe është e rëndësishme për mua që të fokusohemi dhe ta tejkalojmë atë dhe të arrijmë në Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe”, tha Hill.
Ai thekson se mirëkuptimi ndërpersonal dhe koha janë të nevojshme që një proces i tillë të realizohet.
"Kur keni çështje teknike në politikë, nuk është për njerëzit që duan zgjidhje të shpejta. Duhet kohë për t'i zgjidhur ato. Dallimet janë të thella dhe është koha që njerëzit të fillojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin më mirë për të gjetur një zgjidhje”, theksoi ai.
0 komentet