Hill: Duke punuar së bashku, Shqipëria dhe Serbia bënë një ndryshim historik

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori amerikan në Beograd Kristofer Hill tha sot se një ndryshim historik po ndodh sepse Shqipëria dhe Serbia po punojnë së bashku si kurrë më parë.

Hill deklaroi se ka qenë së fundmi në Shqipëri dhe se ka dëgjuar nga një zyrtar i lartë se një nga gjërat më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë ishte hapja e kufijve përmes sistemit të Ballkanit të Hapur.

Ai tha se çështja e afrimit të tregjeve ekonomike të rajonit është në shumë mënyra sfida kryesore e këtij shekulli, sepse në fund të shekullit të kaluar pati një distancim të shteteve të mëdha në Ballkan dhe se çështja kryesore për fillimi i këtij shekulli është përcaktimi e mënyrave me të cilat shtetet që u larguan përsëri mund të takohen brenda një tregu ekonomik.

"Ne nuk duam që mosbesimi të jetë një faktor që do të pengojë lehtësimin e tregtisë," tha Hill në Konferencën Rajonale për Lehtësimin e Marrëdhënieve Tregtare të Vendeve të Ballkanit organizuar nga USAID, Banka Botërore dhe Qeveria e Zvicrës.

Ai shtoi se sfida është se në Ballkan kanë lindur shumë kufij.

"Këta kufij nuk duhet të ndajnë, por të bashkojnë vendet. Ka shumë përpjekje për integrimin rajonal. Dhe njëra prej tyre në Ballkan është ajo që përmendi ministri (Tomislav) Momiroviq, dhe do ta përsëris sepse mbështes fuqishëm nismën "Ballkani i Hapur", i cili synon të ftojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen dhe pavarësisht statusit të tyre, ata mund të punojnë së bashku dhe të punojnë për të hapur kufijtë”, tha Hill.