Vuçiq: I’u luta dhe Fon der Lajenit që të bëjë gjithçka që Prishtina të mos shfuqizojë dinarin, e di se me kë kemi të bëjmë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme për RTS se nuk është shumë optimist kur është fjala rreth synimeve të Prishtinës që të shfuqizojë dinarin në Kosovë pasi siç thotë, di se me kë kanë të bëjnë dhe tha se rreth kësaj bisedoi edhe me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen në Davos.
"Nuk jam shumë optimist për këtë çështje, por në bisedën me Ursula fon der Lajen i shpreha asaj shqetësimin dhe frikën time për gjithçka që dikush po përgatitet të bëjë në Kosovë dhe Metohi dhe i’u luta që të përdorë autoritetin e saj për të siguruar që kjo të mos ndodhë” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq më parë për TV Pink ka thënë se pajtohet me atë që do të ishte mirë që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës, çka do të thotë se ai të mund të shkojë në Kosovë dhe t’i drejtohet sërbëve që jetojnë aty.
Në konstatimin se Prishtina kërkon nga BE që të mos njohë pasaportat sërbe, Vuçiq u përgjigj se ata bëjnë çfarë munden.
"Pashë se si thonë se Xhelal Sveçla duhet të lejohet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në kohën e Borko Stefanoviqit dhe më vonë të konfirmohet dhe të lejohet të hyjë në territorin e Sërbisë qëndrore. Nuk shikoj tek kjo rrezik shumë të madh, ndonëse ai sigurisht që do të vinte të provokonte. Edhe unë kam kërkuar të shkoj në Kosovë e Metohi dhe t'i drejtohem popullit. Do të ishte mirë që të respektohen marrëveshjet dhe të flitet me njerëzit në tokën e shenjtë sërbe” ka thënë Vuçiq.
Pyetjes sesi do të bëhen pagesat në Kosovë, ai u përgjigj se do të bëhen siç duhen, por që do të luftojë me të gjithë forcën e vet që sërbët në Kosovë të mund të paguhen me dinarë.
"Do të shikojmë të paguhen me dinarë dhe për këtë po luftojmë. Nuk kemi bombë atomike, nuk jemi fuqi nukleare, nuk mundemi të përplasemi kundër botës, këto ëndërra t’ia shes popullit, jo nuk dua. Por dëshirojmë të mbrojmë popullin. Mos prisni prej meje që të sillem papërgjegjshmërisht, që të them ndonjë budallallëk, jam më shumë se serioz dhe i përgjegjshëm për të dëmtuar vendin. Duhet të jeni mendjemprehtë dhe të merrni vendime të guximshme” ka thënë Vuçiq.
Bisedë e hapur dhe e përzemërt me Fon der Lajen
Vuçiq ka bërë të ditur se ka patur bisedë shumë të mirë, të hapur dhe të përzemërt me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme për Sërbinë.
"Biseduam për të gjitha çështjet e rëndësishme për Sërbinë, nga ato të raporteve rajonale deri tek plani i rritjes që Komisioni Europian prezantoi dhe do të vazhdojmë bisedimet më 21 dhe 22 në Shkup nën prezencën e zyrtarëve europianë e amerikanë. Për të gjitha çështjet kemi patur bisedë të hapur, të përzemërt" tha presidenti i Sërbisë.
Nëse do të njihja Kosovën, do të merrja çmimin Nobel, por-nuk më intereson kjo
Pyetjes nëse e uroi Fon der Lajen për fitoren në zgjedhje, Vuçiq tha se nuk dëshiron të abuzojë me njerëz të tjerë në politikën e brendshme, pasi në Davos përfaqësohet i gjithë vendi por që çdokush mund veçse të mendojë nëse ajo erdhi dhe bisedoi përzemërsisht me të, të mendojë rreth kësaj.
Vuçiq tha se mbrëmjen e sotme në Davos ka takim në të cilin do të marrë pjesë dhe kryeministri i Katarit, Britanisë së Madhe, ministri japonez për dixhitalizimin, si dhe disa kryeministra, Mirosllav Llajçak...
Tek konstatimi se europarlamentarët sot kanë thënë se i kanë dërguar letër Fon der Lajenit në lidhje me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet në Sërbi, Vuçiq ka thënë se këta nuk janë parlamentarë por disa nga disa parti dhe këtu nuk ka asnjë nga miqtë e Sërbisë.
Ai tha se të tillë fushatë e pakuptimtë histero-agresive kundër tij motivohet vetëm për një arsye:
"Nëse nesër do të kërkoja t’i vendos sanksione Rusisë...Por ngaqë nuk dëshiroja këtë t’a thoja, ndaj ndjekja është kështu. Përndryshe do të isha mbret, perandor i demokracisë... Ndërsa nëse do t’a njihja pavarësinë e Kosovës, do të merrja çmimin Nobel për paqen. E përse më duhen këto në jetë? Më duhet respekti i qytetarëve të Sërbisë, nuk më intereson çfarë mendojnë të huajt” ka thënë Vuçiq.
Ushtria e Kroacisë në Manastirin e Bardhë nuk paraqet kurrëfarë rreziku
Presidenti ka thënë dhe se Kroacia nuk ka dërguar automjete lufte në kufi me Sërbinë, por në Manastirin e Bardhë, por rreth kësaj gjithësesi nuk shikoj kurrëfarrë rreziku.
Manastiti i Bardhë ka sqaruar ai, është vend në Baranjë i barazlarguar si nga Sërbia dhe nga Hungaria.
"Por Hungaria është vend i Nato, nuk kanë ndërmend të sulmojnë Austrinë e cila është ushtarakisht neutrale, por nuk shikoj këtu asgjë të veçantë të rrezikshme për ne" ka thënë ai.
komentet