Hill: Tërheqja e trupave dhe arrestimi i Radoiçiqit hap i mirë, nevojitet zgjidhje politike

Kristofer Hil
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill ka thënë sot se tërheqja e trupave nga linja administrative dhe arrestimi i Millan Radoiçiqit është hap i mirë, ashtu sikurse është në interes të Uashintonit gjetja e zgjidhjeve politike për situatën në Kosovë, transmeton RTV.

"Nuk ka dyshim se do të shkonim deri në tërheqjen e një pjese të paktë të trupave dhe në këtë kuptim, gjërat lëvizin në drejtim të mirë. Mund të them dhe se ne kemi konfirmim për pakësimin e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por tërësisht politik" ka thënë Hill në intervistën për Tanjug.

Ai shtoi se forcimi i pranisë së trupave në linjën e gjatë administrative me Kosovën, shkakton shqetësim dhe për këtë fakt SHBA kërkoi nga udhëheqësia sërbe tërheqjen e trupave.

"Jemi shumë të kënaqur që mund të themi se kjo ndodhi" ka thënë ambasadori amerikan.

Duke folur për zhvillimet në Banjskë më 24 shtator, Hill tha se BE dhe SHBA dëshirojnë të dinë se çfarë ndodhi saktësisht.

"Mendoj se arrestimi i Radoiçiqit i cili, duket se pranoi fajin për shumicën e gjërave që ndodhën, ishte hap i mirë. Megjithatë, mendoj se të gjithë dëshirojmë të dimë se për çfarë bëhet fjalë me të vërtetë këtu, çfarë dëshironin të arrinin, nga erdhi ky armatim dhe municion" ka thënë diplomati amerikan dhe shtoi se biseda për çështjet ligjore varen "nga qëllimi i qartë se çfarë kishin në mendje këta njerëz nën drejtimin e Radoiçiqit, çfarë kërkonin të arrinin dhe çfarë tentuan dhe donin të bënin".

Duke komentuar faktin se 11% e sërbëve kanë lënë Kosovën qysh kur Albin Kurti erdhi në pushtet, Hill bëri të ditur se këto shifra janë shqetësuese.

"Mendoj se kjo flet në favor të faktit se na nevojitet zgjidhje politike. Është tërësisht e qartë se nuk egziston zgjidhje ushtarake për këtë problem. Na duhet zgjidhje politike, na duhet zgjidhje e tillë që komuniteti sërb të ndjehet dhe të vihet në dijeni se çfarë e ardhme e pret" ka thënë ambasadori amerikan.

Ky i fundit shtoi se sërbët në Kosovu duhet t’a dinë se çfarë mund të presin nga jetesa në Kosovë dhe për këtë është i nevojshëm formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa Prishtina si këmbim, pret mundësinë për t'iu bashkuar organizatave të ndryshme ndërkombëtare të sigurisë dhe ekonomike.

“Mendoj se në tryezë janë pikërisht këto elementë të cilat kanë vendin këtu dhe që është e vështirë të fokusohesh tek to, veçanërisht kur kemi parë krizën ditët e fundit, por kriza nuk do të thotë që duhet ta bësh, dhe kjo është që të shkohet drejt zgjidhjes politike” theksoi Hill.

Ky i fundit theksoi se është në interesin e SHBA që të vazhdojë gjetja e zgjidhjes politike “të bazuar në elemente të qarta që janë pjesë e marrëveshjes së arritur pesë, gjashtë muaj më parë”.

“Ne dëshirojmë të shikojmë formimin e BKS. Është e drejtë të thuhet se zoti Kurti nuk është entuziast për këtë çështje, por mendoj se e kupton që ky është një nga elementët kyç në tryezë, ashtu sikurse duhet të vazhdojmë me ndërkombëtarizimin çka nënkupton mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto nuk janë hapa të lehtë, por kjo është pjesë e marrëveshjes së përgjithshme”, tha Hill.

Ky i fundit shtoi se të gjithëve u nevojitet çtensionimi dhe kuptimi që së shpejti sërbët dhe shqiptarët në Kosovë të mund të gjejnë mënyrën të jetojnë si komshinj.

"Kriza të tilla duhet të zëvendësohen përmes procesit politik që i bën të gjithë të ndjehen të qetë, e kështu kur të zgjohen në mëngjes, nuk duhet të shqetësohen për çështjet e sigurisë. Qëllimi ynë është bërja e kësaj”, tha Hill.

Pyetjes rreth të ardhmes së dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, ambasadori amerikan thekson se, “sado i vështirë të jetë dialogu për pjesëmarrësit, duhet t’a vazhdojmë”.

“Sa i përket rolit të SHBA, ne jemi shumë të përkushtuar për dialog, përditë jemi në kontakt me të gjitha palët, Sërbinë, përfaqësuesit nga Prishtina, por veçanërisht me partnerët tanë nga Bashkimi Europian. Mendoj se të gjithë në Ballkan, duhet të kuptojë se Amerika dhe Bashkimi Europian, kanë shumë gjëra që duhet të bëjnë së bashku dhe do t'i bëjmë së bashku. Kështu që ne nuk do të jemi të ndarë për gjërat si Kosova, do të jemi të bashkuar. Mendoj se do të kthehemi në procesin e dialogut dhe zotit Llajçak, i cili ka mbajtur barrë të rëndë për t’a bërë këtë, padyshim që do të duhet të vazhdojë t’a bëjë këtë për një kohë" tha Hill.

Ky i fundit shtoi se SHBA është absolutisht e përkushtuar për suksesin e procesit të dialogut pasi beson se kjo është mënyra e vetme për të vijuar përpara.