Radoiçiq i përgjigjet thirrjes së MPB të Sërbisë, dha deklaratë për ngjarjet në Banjskë
Burim: Novosti
Millan Radoiçiq i’u përgjigj thirrjes së organeve shtetërore të Sërbisë dhe sot në orën 10, nën shoqërimin e avokatit të tij është gjendur në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim që në cilësinë e qytetarit, të japë deklaratë për rrethanat e ngjarjes tragjike në vendin e quajtur Banjskë, transmeton Novosti.
Për sa më sipër do të njoftohet në formë raporti, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale në kuadër të juridiksionit të saj, thuhet në njoftimin e MPB.
Avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, dje ka lexuar letrën e tij në një konferencë shtypi, në të cilën deklaroi se për ardhjen e tij në veri të K&M më 24 shtator, nuk njoftoi askënd, përfshirë Beogradin dhe se është i gatshëm t'i përgjigjet ftesës së organeve kompetente.
0 komentet