Shaboviq: Draft i BKS bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, do të jetë entitet juridik pa kompetenca egzekutive

Fridrih Ebert Fondacija predstavlja nacrt Statuta ZSO
Burim: Kosovo Online

Anëtari i Institutit Europian për Paqe Senad Shaboviq, pas prezantimit të statutit të BKS nga fondacioni gjerman "Fridrih Ebert", ka thënë sot se drafti është i bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe të vitit 2015 dhe shtoi se BKS është entitet juridik pa kompetenca egzekutive.

Siç theksoi ai, qëllimet janë inicimi i një debati publik bazuar në një propozim konkret.

"Kemi pasur mjaft debate publike por mesa di nuk ka pasur mundësi për të zhvilluar një debat publik bazuar në një propozim specifik. Qëllimi është të shihet sesi do të dukej konkretisht dhe çfarë do të përfaqësonte për komunat dhe përfshirjen e popullsisë” ka thënë ai për Kosovo onlajn.

Sipas tij BKS do të ketë mjaft funksione dhe të gjitha organet parashikohen në marrëveshjen e Brukselit përfshirë edhe buxhetin.

"Bashkësia e Komunave për shumicën sërbe është entitet juridik në kuadër të sistemit publik të Kosovës dhe paraqitet si bazë domethënëse për banorët e saj. Ka mjaft funksione, të gjitha organet janë të parashikuara në marrëveshjen e Brukselit, ka buxhet të integruar, si dhe funksionimi i ekonomisë dhe e përdorimit të fondeve” ka shtuar Shaboviq.

Megjithatë siç theksoi ai, kompetenca egzekutive nuk do të ketë.

"Nuk ka kompetenca egzekutive në kuptimin që nuk është niveli i tretë i qeverisjes, nuk mundet të ushtrojë kompetenca egzekutive komuna anëtare e kësaj Bashkësie, sepse është në kundërshtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Nuk e di nëse ky statut ndryshon nga Marrëveshja e Brukselit, pasi ka mendime të ndryshme” ka thënë Shaboviq.

Ky i fundit u shpreh se BKS nuk do të jetë krijesë njëetnike, por shumëetnike.

"BKS nuk do të jetë njëetnike, duhet të jetë shumëetnike. Gjykata Kushtetuese vendosi se nuk mundet të jetë entitet në kuadër të qeverisjes vendore, nuk mund të jetë njëetnike. Nëse janë komuna shumëetnike, Bashkësia nuk mundet të jetë njëetnike. Kjo nuk do të thotë se duhet njëkohësisht të luftohet për të gjithë bashkësinë. Ky është një burim gjithëpërfshirës që u jepet dhjetë komunave dhe dihet se cila popullsi rezulton shumicë në to" ka nënvizuar Shaboviq.

Ky i fundit shton se kryetari zgjidhet prej Kuvendit të Bashkësisë i cili është organi më i lartë.  

Profesorja e Universitetit të Prishtinës Xhulieta Mushkolaj thekson se është punuar gjatë për statusin e BKS si në nisje të procesit me qëllim për ta bërë më të lehtë për të gjithë.

"Bashkësia ashtu si çdo tjetër është fort e rëndësishme për jetën dhe prosperitetin e qytetarëve, e mbi të gjitha, për popullsinë e cila nuk është shumicë në një shtet. Me ligjet tona komunat ku sërbët janë shumicë, kanë më shumë kompetenca në raport me komunat e tjera. Që të mund të përparojnë realisht në këtë vend, për këto komuna kjo është fort e rëndësishme në mënyrë që ato të mund të iniciojnë më mirë interesat e sërbëve që jetojnë në Kosovë", ka thënë Mushkolaj.

Kjo e fundit shton se për sërbët në Kosovë është e rëndësishme që të koordinohen me Sërbinë.

„Përmes Bashkësisë së komunave mundësohet bashkëpunim i madh për të siguruar prosperitet për sërbët të cilët jetojnë në këto komuna. Ashtu sikurse pakicat të cilat jetojnë në këto komuna kanë kanalet e tyre që të mos jenë të diskriminuara nga banorët që përbëjnë shumicën. Kosova është shoqëri shumëetnike. Romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët gjithashtu duhet të kenë kanalet e tyre që mos të jenë të diskriminuar", ka thënë Mushkolaj.

Ajo ka përfunduar se BKS do t’u mundësojë të gjithëve të kenë prosperitet në Kosovë.