Hovenier: Po bisedohet për rastin e MTS, Kosova të jetë e kujdesshme në heqjen e liçensës për punë

Džefri Hovenijer
Burim: Kosovo Online

Ambasadori amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier ka paralajmëruar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme kur diskutohet heqja e liçensës së punës, duke thënë se po bisedohet për zgjidhjn e situatës për lejen e operatorit sërb të telekomunikimit MTS.

Pyetjes së Radios Europa e Lirë (RSE) se cili është qëndrimi i ambasadës amerikane rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës që operatorit sërb të telekomunikimit MTS t’i merret liçensa e punës, Hovenier është përgjigjur se bëhet fjalë për një “çështje mjaft të ndjeshme”.

"Në rastin e kujtdo biznesi liçensa e të cilit mund t'i hiqet ne inkurajojmë Qeverinë që të ndërmarrë të tilla veprime me kujdes... Gjë e madhe kur i heq licencën e punës” tha Hovenier.

“Ftojmë qeverinë të jetë shumë, shumë e kujdesshme në veprimet që do të ndërmarrë” ka shtuar ambasadori amerikan.

Ky i fundit tha se është e kuptueshme që qeveria pret që firmat që operojnë në Kosovë të respektojnë ligjet, por nuk është e kuptueshme që të ndërmarrin hapa të pa koordinuara.

"Komuniteti ndërkombëtar pret që qeveria të koordinohet me ne rreth mënyrës së zbatimit të dispozitave ligjore, për diçka që është e ndjeshme, ashtu sikurse është puna e kompanive, themelet e të cilave kanë ardhur nga marrëveshja (në kuadër të dialogut) me ndërmjetësimin e BE” ka thënë Hovenier.

Ky i fundit ka thënë se po zhvillohen bisedime mes të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialog Mirosllav Llajçak dhe Qeverisë së Kosovës rreth asaj sesi do të zgjidhet kjo situatë.

"Nuk dëshiroj të paragjykoj rezultatet e këtyre (bisedimeve) dhe nuk dëshiroj të shpenzoj kohë për detajet, veçse të them se mbështesim dhe do të mbështesim iniciativën e të dërguarit special të BE, i cili ka përgjegjësi të sigurojë pajtueshmëri të plotë me të gjitha marrëveshjet e Brukselit" ka thënë Hovenier.