Hovenier: SHBA dënojnë aksioin e qeverisë kosovare, ndërprisni menjëherë dhunën

Džefri Hovenijer
Burim: Kosovo Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar aksionin e sotëm të qeverisë kosovare dhe kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë aksionin e qeverisë kosovare për të hyrë në godinat komunale në veri të Kosovës. Masat e dhunshme të ndërmarra sot, duhet të ndërpriten menjëherë” shkruan në Tuiter ambasadori i SHBA në Prishtinë Xhefri Hovenier.

Efektivët e Policisë kosovare rrethuan mesditën e sotme godinat e komunave në Zubin Potok, Zveçan dhe Lleposaviq pas së cilës u dëgjuan sirenat e alarmit.