Policia kosovare keqtrajton Zhivojin Rakoçeviqin dhe Zharko Millenkoviqin, bashkësia ndërkombëtare nuk reagon
Një grup policësh të paidentifikuar të armatosur me jelekë antiplumb mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Preocit jo larg nga Graçanica mes orës 23:30 dhe 23:45 kanë keqtrajtuar gazetarin me eksperiencë shumëvjeçare njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë Zhivojin Rakoçeviq, si dhe profesorin dhe poetin, redaktorin e programit letrar të shtëpisë së kulturës "Graçanica", Zharko Millenkoviq, transmeton Radio K&M.
Rakoçeviq dhe Millenkoviq janë ndaluar nga policë të armatosur në rrethrrotullimin e Preoces në rrugën Borka Filipoviq. Me këtë rast automjeti i tyre ra në një gropë të madhe në fund të rrugës, ndërsa u shoqërua me dëme të vogla materiale.
“Duke parë se çfarë bëri, polici filloi të bërtiste në shqip duke u sjellë në mënyrë arrogante e agresive. Pyetjes së bërë me shumë mirësjellje nëse kishte ndonjë që fliste sërbisht, ai u përgjigj agresivisht duke na nxjerrë jashtë automjetit dhe kontrolluar atë. Kur u ripyetën se përse po e bëjnë këtë dhe a mund t'ua marrim numrin e policisë, ata u përgjigjën përmes kontrollit harbut të detajuar, mbështetur në automjet dhe shkelmuar me këmbë", kanë thënë Rakoçeviq dhe Millenkoviq lidhur me këtë rast, në letrën drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ata theksuan: “Ne këtu paguajmë tarifa dhe taksa, ndaj paguajmë edhe këta policë që diskriminojnë, poshtërojnë dhe ushtrojnë represion”.
Mirëpo, ata shtuan se “nuk po kërkojnë asnjë ndëshkim për ta, sepse ata po shkelin normat dhe ligjet europiane”.
"Kërkojmë që t'i gjeni dhe nëse është e mundur, të ndaloni represionin, të çelni ndonjë dialog dhe të parandaloni diskriminimin e një numri të madh njerëzish ku poshtërohen dhe jetojnë nën frikë. Rezultati i kësaj sjelljeje është mbyllja në enklava dhe humbja e shpresës për çfarëdolloj progresi demokratik. E gjithë kjo shkakton mosbesim të thellë dhe është në kontrast të plotë me fushatat promovuese ndaj të gjithë qytetarëve që të kenë besim në Policinë e Kosovës dhe se kjo e fundit të mund t’i mbrojë ata” kanë thënë Rakoçeviq e Milenkoviq.
Për letrën e tyre ata nuk morën asnjë përgjigje.
Ata në të njëjtën kohë rreth ngjarjes së pakëndshme, informuan shefin e OSBE në Kosovë, Majkëll Davenport, si dhe ambasadorët e SHBA dhe Gjermanisë, Xhefri Hovenier dhe Jorn Rode, ku i’u dërguan dhe disa pyetje: “Përdorimi i gjuhës sërbe mos është një shkas për dhunë prej punonjësve të policisë me uniformë dhe a është hequr nga përdorimi zyrtar sërbishtja? A munden që punonjësit e policisë pa numra identifikues, sipas gjykimit të tyre, mund të veprojnë agresivisht ndaj qytetarëve dhe të gjithëve që për ndonjë arsye është i dyshimtë ose nuk i pëlqen që përdorin sërbishten apo se kërkojnë të respektohet ligji? Kur policët ndalojnë një automjet dhe nëse e bëjnë këtë në një vend të pasigurt, a u lejohen të shkaktojnë dëme në pronën private? Egzistojnë shance që në Kosovë të respktohen minimalisht ligjet dhe përkatësia etnike të jetë në plan të dytë?"
Siç mëson Radio K&M pyetjeve nuk morën përgjigje as prej diplomatëve ndërkombëtarë.
0 komentet