Hoxha: Britania e Madhe mund të kontribuojë në anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gazetari Leart Hoxha ka thënë se Kosovës më së shumti i nevojitet njohja e katër vendeve të NATO dhe se Britania e Madhe ka fuqi të madhe diplomatike e cila mund të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Aleancës.
Me rastin e deklaratës së ministrit të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe Dejvid Kameron se ky vend do t’a ndihmojë Kosovën për çështjen e njohjeve të reja të pavarësisë së saj, Hoxha për Kosovo onlajn vlerëson se Mbretëria e Bashkuar ka fuqi të madhe diplomatike mbi të gjitha në vendet afrikane e kështu që mund të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt NATO.
“Së pari duhet thënë se Kosova tani i interesojnë katër njohje, se vetëm katër shtete janë të rëndësishme për ndonjë integrim të mëtejshëm të Kosovës në NATO dhe drejt konsolidimit të shtetësisë kosovare në skenën ndërkombëtare, bëhet fjalë rreth katër shteteve që janë anëtarë të NATO dhe që nuk e njohin Kosovën. Ky është çelësi drejt Partneritetit për Paqe, pra anëtarësimit në NATO”, tha Hoxha.
Siç shton ai, mesazhi i parë i Kameron ishte siguria në Kosovë dhe shtimi i trupave të KFOR çka sipas fjalëve të tij tregon se Britania e Madhe do të punojë drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Britania e Madhe ka fuqi të madhe diplomatike në vendet afrikane, por edhe në vendet e kontinenteve të tjera, por meqenëse Kameron fillimisht foli se siguria është prioritare, e pas saj dhe rreth numrit të madh të forcave të KFOR e vetëm pastaj rreth njohjeve të reja, mendoj se të gjitha përpjekjet diplomatike çojnë në gjetjen e mënyrës më të mirë sesi Kosova të njihet nga të gjithë anëtarët e NATO”, tha Hoxha.
Pyetjes nëse mundet që Britania e Madhe të ndikojë në Sërbi për çështjen e Kosovës, Hoxha thotë se vendi ka një axhendë të veçantë për këtë çështje, por në procesin e dialogut vetë nuk mund të bëjë shumë.
“Ajo që Stjuart Piç ishte në delegacion dhe se ai nga emisar është emëruar në procesin e dialogut ka axhendë të caktuar, pra nuk ndjek Llajçakun, Zaracinin dhe të tjerët, flet për faktin se Britania e Madhe nuk është këtu vetëm për të mbështetur BE dhe SHBA, por ka ndonjë axhendë dhe interesat e veta. Për të besuar se ata tentojnë diçka në disa nga qarqet e tyre diplomatike me Sërbinë, kjo nuk është diçka që Britania e Madhe mundet e vetme t’a shtyjë” beson Hoxha.
Për çështjen e lobimit të Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Hoxha thekson se duke pasur parasysh situatën në botë, ky shtet nuk mund të bëjë shumë. Siç shton ai, Britania e Madhe nuk është më anëtare e BE ndërsa në KB ka “problemet e veta”.
“Ata tani janë jashtë BE nuk kanë asnjë ndikim dhe sa i përket KB kjo është shumë e komplikuar, duke pasur parasysh situatën në Palestinë, dyshoj se dikush do t‘a marri seriozisht Kosovën që të bëhet anëtare e KB apo ndonjë organizmi brenda KB dhe këtu do të ketë ndonjë lloj kompromisi duke pasur parasysh që Bërnabiq dërgoi letër në muajin dhjetor, kështu që sërish vijmë tek ideja që nëse egziston vullneti i mirë i Britanisë së Madhe të shtyjë Kosovën drejt skenës ndërkombëtare kjo do të jetë kryesisht Nato ose ndonjë platformë tjetër e cila mund të ketë natyrë ekonomike. Sa i përket KB dhe BE, dyshoj se britanikët do të mund të bëjnë diçka më shumë”, përmbyll Hoxha.
komentet