Maliqi: SHBA nuk do t’a harrojë arrogancën e Kurtit

Škeljzen Maljići
Burim: Kosovo Online

Aanalisti politik Shkëlzen Maliqi thotë për Kosovo onlajn se SHBA nuk do t’a harrojë arrogancën e Kurtit gjatë dy viteve të fundit dhe shton se kryeministri kosovar duhet të ketë parasysh se "pa fuqitë e mëdha nuk mund të zgjidhësh problemet e Kosovës".

“Nuk e di se çfarë kjo garniturë me në krye Kurtin, mund të presë pasi prej kohësh, kanë qenë relativisht të bojkotuar prej zyrtarëve amerikanë. Kjo mund të jetë mundësia e fundit që u është dhënë për të marrë pjesë në konventën e Partisë Demokratike-e cila në nëntor ka shancin për të fituar zgjedhjet-dhe ka shance për të biseduar, ndoshta takon vetë Kamalën dhe përfaqësuesit e administratës së ardhshme amerikane. Unë jam suprizuar përse u ftua pasi dukshëm vitin e fundit ishte bojkotuar nga të gjithë, ashtu sikurse dhe ai njësoj bojkotonte dhe ishte arrogant ndaj ambasadorit, ndaj diplomatëve që ishin pjesmarrës në dialog”, thotë Maliqi.

Ky i fundit shton se ndoshta administrata e re në SHBA do të jetë në një farë mënyre e hapur, sepse ende është e interesuar për Kosovën.

“Kjo është diçka çka unë shikoj si pozitive, por mendoj se nuk do t’i harrojnë këto dy vite kur Kurti luajti një lloj roli të paturpshëm arrogant që vendos kushte si administratës amerikane dhe BE dhe kështu tregon njëfarë arrogance ku është mëse e zgjuar se më shumë sesa amerikanët, nuk e di askush se çfarë është demokracia. Kjo është e drejta e Kosovës që rreth urës të vendosë edhe pse gjithmonë bëhet fjalë për disa çështje shumë komplekse dhe e llogarisin tek të dy palët” bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Sipas vlerësimit të tij, gjatë këtyre dy viteve të fundit si Beogradi dhe Prishtina në njëfarë mënyre kanë bojkotuar dhe e kanë rënduar dialogun dhe këtu sikurse thotë, e kanë bërë si Vuçiq dhe Kurti për të fituar kohë dhe për të mos marrë disa masa jopopullore.

“Dhe thelbi i mbarë atij procesi ishte që gjërat në ndonjë rend të caktuar një për një, të zgjidhen dhe problemin t’a shikojnë në tërësi”, thekson Maljiqi dhe shton se problemi i Kosovës nuk është vetëm problemi i Sërbisë dhe as vetëm problemi i Prishtinës, por dhe rajonal.

Beson se viktimat më të mëdha në atë proces ishin sërbët kosovarë në veri dhe braktisja e institucioneve, krijoi vakum çka i mundësoi Kurtit të sillej ashtu dhe të mos koordinohej me KFOR.

"Tani duhet të shikojmë se çfarë mund të pritet prej Kamalës-jo që Amerika të ndryshojë qëndrimin, por që ai të ketë parasysh se pa fuqitë e mëdha nuk mund të zgjidhësh problemet e Kosovës. Nuk mund as të llogarisim Këshillin e Europës, Kosova është nën sanksione prej një viti sepse nuk i kryen detyrimet e veta”, kujton Maliqi.

Ky i fundit shton se në vjeshtë dhe në pranverë do të shikohen nëse do të ketë ndryshime në strategji, por është e sigurt se si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni, do të insistojnë në realizimin e asaj çka është dakordësuar dhe shkruar.

Ai thekson se Kurti më herët ka tentuar të fitojë në Kosovë pa mbështetjen e SHBA por tani edhe ai dhe Vjosa Osmani, të paktën në deklarata, thonë se kanë marrëdhëniet më të mira me SHBA “ndonëse ndonjëherë nuk kuptohen bashkarisht”.